Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë të ditur se cilat komuna kanë dërguar deri tani nënshkrimet e mbledhura nga peticionet për shkarkimin e kryetarëve.
Ai për Klankosova.tv ka shtuar se KQZ do t’i verifikojë të gjitha listat e nënshkrimeve në bazë të legjislacionit.
“Mund t’ua konfirmoj se deri më tani kemi pranuar kërkesën me nënshkrime të mbledhura për verifikim nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Zubin Potokut. KQZ, në përputhje me legjislacionin në fuqi, do të verifikojë listën e nënshkrimeve, pra nëse nënshkruesit janë qytetarë me të drejt vote në komunën përkatëse”, ka thënë Elezi.