Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se Kosova dhe Serbia nuk arritën ndonjë marrëveshje për çështjen e targave dhe për këtë hodhi përgjegjësinë sidomos te pala kosovare.
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi në një prononcim për Prishtinapress ka bërë me dije se qytetarët serb në veriun e Mitrovicës kanë paralajmëruar rezistencë nëse zyrtarët policor të Kosovës do të tentojnë ta zbatojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për çështjen e targave.
“Ka një përpjekje në mes palëve për të evituar eskalimin e situatës në veriun e Mitrovicës, për siç njihet tani për çështjen e targave, ku qytetarët serb në veriun e Mitrovicës kanë paralajmëruar që do të ketë rezistencë nëse zyrtarët policor të Kosovës do të tentojnë ta zbatojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për çështjen e targave, ku në këtë fazë parashihet që të fillohet me gjobat dhe potencialisht mund të kemi kundërshtim përmes formave të ndryshme të kundërshtimit të tyre siç edhe ata i kanë quajtur. Do të ketë mundësi eventualisht edhe aktivitete të dhunshme me qëllimin e vetëm që mos të lejohet Policia e Kosovës të zbatojë vendimin për targat”, ka thënë Elezi për Prishtinapress.
LEXO EDHE: Lama për takimin Kurti -Vuçiq:BE të tregohet këmbëngulëse në lidhje me një marrëveshje
Sipas tij, është duke u bërë një përpjekje serioze në negociata në Bruksel, mes Kosovës dhe Sebisë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe me një kërkesë të SHBA-ve për të realizuar një marrëveshje.
“Është duke u zhvilluar një maratonë takimesh, apo kohë të gjatë bisedohet rreth zgjidhjes së një marrëveshje, e cila do të jetë e pranueshme për palët në mënyrë që të shmanget dhuna që mund të ndodh në veriun e Mitrovicës”, tha ai.
Elezi tha se fatkeqësisht deri më tani nuk ka ndonjë informacion që do të ketë përfundim të negociatave.
“Të kemi një marrëveshje e cila do të jap mundësi zgjidhjes së problemeve përmes rrugëve të paqes. Por, duke besuar shumë në insistimin e SHBA-ve si garantuese e paqës në rajon dhe duke besuar që ka pasur takime mjaftë ditëve të fundit me përfaqësuesit të qeverisë amerikane dhe përfaqësuesve lokal të Kosovës dhe atyre të Serbisë, kujtojë se do të ketë një marrëveshje të re e cila do të jap kohë për të arritur deri tek marrëveshja përfundimtare e çështjes së integrimit të veriut të Mitrovicës, duke filluar nga zbatimi i marrëveshjes të cilat janë bërë së fundmi në Veri dhe janë bërë edhe në vende të tjera, siç janë takimet që janë organizuar nga Bashkimi Evropian” tha ndër të tjera ai.
Ai tha se sa i përket çështjeve, paralajmërimeve për moslejimin e zbatimit të Qeverisë së Kosovës nga qytetarët serb qoftë edhe ajo me mjete të dhunës, është një paralajmërim mjaftë serioz dhe duhet ta trajtojmë si të tillë.
“Ngase, mund të krijojmë situata të tilla të cilat mund të na sjellin në një moment ku institucionet tona të Republikës së Kosovës do të mund të konsiderohen si pala e cila ka shkaktuar incidente eventuale të cilat mund të vin si rezultat i kundërshtimit apo si rezultat i aktiviteteve të dhunshme për t’i ndaluar veprimet policore të cilat janë veprime ligjore dhe të cilat po tentojnë që të sjellin ligjshmërinë në atë zonë”.
Elezi tha se pret të ketë një marrëveshje e cila do të jetë e pranueshme për dy palët dhe njëkohësisht të krijohet hapësirë, sipas tij, duhet të kemi një përfshirje serioze të qeverisë amerikane, përmes përfaqësuesve të saj për të shkuar deri tek normalizimi i marrëdhënieve në mes të dy shteteve.
“Një sfidë serioze për Evropën, një sfidë serioze edhe për BE, ngase, përmes këtyre marrëveshjeve, po synohet të arrihet paqe, jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë Ballkanin dhe kështu ky rajon të ketë parasysh zhvillimin dhe jo më të ketë çështje të cilat akoma flasin për aspekte sigurie ose flasin për rrezikun që mund t’i kanoset Kosovës nga Serbia si rezultat apetiteve të saja të vazhdueshme për cenimin e territorit të Republikës së Kosovës”, tha ndër të tjera ai.
Sipas tij, institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës duhet të kenë vlerësim adekuat për të i ofruar siguri të gjithë qytetarëve pa dallim etnie, moshe apo gjinie.
“Prandaj, unë kujtojë që institucionet tona të sigurisë duhet të kenë dal me vlerësime adekuate dhe me ato vlerësime duhet t’a kenë informuar edhe kryeministrin e Republikës së Kosovës, ministrin e Punëve të Brendshme, ku eventualisht rrezikimi i sigurisë të qytetarëve serb apo edhe të tjerëve në zonën në fjalë përmes aktiviteteve të dhunshme që mund të vin si rezultat i mos pajtimeve politike më së shumti do ti faturohet institucioneve të Kosovës, sepse brenda kufijve të Republikës së Kosovës është përgjegjës për sigurinë e çdo qytetari, pavarësisht etnie, moshe, gjinie apo feje, është përgjithësi e institucioneve tona të sigurisë”, shtoi Elezi.
Më tej, ai tha se institucionet e sigurisë kanë përgjegjësin primare për të siguruar situata të tilla, ngase, sic thotë ai, që do t’i ipet hapësirë aktiviteteve politike paqësore, sesa aktiviteteve të dhunës.
“Ne jemi të vetëdijshëm që Policia e Kosovës, institucionet e sigurisë janë aparat i dhunës dhe në momentin që do të kemi përplasje me qytetarët serb në veriun e Mitrovicës mund të ketë edhe faturim të aspektit të sigurisë, apo moskapaciteteve eventuale që Qeveria e Kosovës ka për çështjen e sigurisë dhe poashtu do të tregohemi se ne jemi një shtet i cili nuk mund t’i ofrojmë siguri të gjithë qytetarëve të Kosovës brenda territorit të saj”, shtoi më tej Elezi.
Ndërsa, Elezi tha se Kosovës i duhet një bashkëpunim serioz me forcat relevante të sigurisë.
“Andaj, referuar gjendjes faktike neve duhet të ushtrojmë një bashkëpunim serioz me forcat relevante të sigurisë, sidomos me KFOR-in, EULEX-in dhe duhet të kem një koordinim më të theksuar mes Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe FSK-së, të cilët mund të kontribuojnë në informacionet nga terreni dhe zhvillimet koherente të cilat do të ishin pjesë e një analize reale për veprimet operative që do të ketë Policia e Kosovës dhe njësitet e saj në zonën në fjalë”, përfundoi Elezi.
Kujtojmë se Kurti dhe Vuçiq u takuan të hënën në Bruksel për herë të parë në më shumë se tre muaj.
Me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia janë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.
Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje për këtë qëllim, por zbatimi i shumicës së tyre në terren ka ngecur./Prishtinapress/