1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Elez Blakaj del me një porosi për “trimat e Facebook-ut” që po i dërgojnë mesazhe anonime

Ish-prokurori Elez Blakaj, duket se po merr mesazhe nga persona anonimë nëpërmjet rrjeteve sociale.

Ai ka shkruar në Facebook lidhur me, siç ka shkruar ai, “trimat e facebook-ut”.

Blakaj, në reagimin e tij, ka qenë i paqartë se nga kush i kanë shkuar mesazhe të tilla dhe çfarë ka qenë përmbajtja e tyre.

“Këshillë “trimave” të facebook-ut me emra anonim dhe “ekspertëve” pa identitet, kot e keni se nuk merrem me ju! Provoni të lexoni të paktën 25 minuta në ditë, ju siguroj se do ta shëroni vetvetën!”, ka shkruar ai.

Blakaj ka lënë të kuptohet se dikush po i dirixhon ata që po i nisin mesazhe anonime dhe sipas tij, ata shumë shpejt do të hidhen si “lecka në koshin e plehrave”.

“Ndërsa për ata të cilët qëndrojnë pas jush, të jeni të bindur se përveç që janë duke abuzuar me ju, shumë shpejtë si leckë do t’ju hudhin në koshin e plehrave sepse kjo është e tëra çfarë mund t’ju ofrojnë!”, ka shkruar ai.

Blakaj ka emigruar drejt SHBA-së, pasi siç kishte thënë ai, kishte marrë kërcënime të shumta për rastin që lidhej me listat e veteranëve të luftës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img