2.2 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Elbert Krasniqi i kërkon BE’së heqjen e sanksioneve pas votimit në Veri: E zbatuam marrëveshjen e Bratisllavës

Elbert Krasniqi, ministër i Pushtetit Lokal, i bën thirrje BE-së t’i heq masat ndaj Kosovës, sepse thotë se edhe përkundër mundësisë për largimin e kryetarëve në Veri, Lista Serbe dhe Beogradi urdhëruan bojkotimin e procesit të votimit. Kësisoj ai shprehet se Kosova nuk mund të mbetet prapa.

Ministri Krasniqi thekson se Kosova ka zbatuar marrëveshjen e Bratisllavës dhe Kosova duhet të ecë përpara.

“Ne siguruam infrastrukturën dhe mundësinë që qytetarët të shprehin vullnetin e tyre demokratik. Lista Serbe dhe Beogradi, nga ana tjetër, urdhëruan edhe një herë bojkotimin e procesit të votimit në 4 komunat veriore – pavarësisht thirrjeve që të mos bëhet një gjë e tillë nga komuniteti ndërkombëtar”, shprehet Krasniqi.

“Ka ardhur koha, tani më shumë se kurrë që BE-ja të heqë masat e padrejta ndaj Kosovës. Kosova ka përmbushur pjesën e saj të marrëveshjes së Bratislavës”, shprehet ai.

“Ne duhet të ecim përpara. Nuk mund të mbahemi prapa më nga sjellja e përsëritur destruktive e Serbisë”, përfundoi Krasniqi.

KQZ ka konfirmuar se ka dështuar shkarkimi i katër kryetarëve shqiptarë në veri për shkak të mospjesëmarrjes së qytetarëve në votime.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img