Site icon PrishtinaPress

Elbasani i Kosovës po shkëlqen në Norvegji

Dy asistimet e Elbasan Rashanit në fitoren e thellë të Rosenborgut 6:0 kundër Haugesundit kanë konfirmuar formën e mirë që po e kalon sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës në kampionatin norvegjez, shkruan të dielën uebfaqja norvegjeze “NRK.no”.
Në tri ndeshjet e fundit kampionale, Rashani, pos dy asistimeve, ka shënuar edhe dy gola, duke e ndihmuar Rosenborgun të mbetët lider në kampionat me 40 pikë të grumbulluara. Rashani 23-vjeçar, në fillim të këtij viti është huazuar te Rosenborgu nga skuadra daneze Brondby.
Ai është i kënaqur me formën e tij, por ka zbuluar se në fillim te Rosenborgu ka pasur vështirësi të mëdha, përcjell Koha Ditore.
“Duket se Rosenborgu është pika e kthimit në karrierën time. Po ndihem shumë më mirë dhe gradualisht po futem në formën time më të mirë”, ka deklaruar Rashani, i cili pas asistimit të parë në golin e shënuar nga Christian Gytkjaer vrapoi për ta përqafuar trajnerin Kare Ingebrigsten.

Exit mobile version