9.3 C
Pristina
Monday, September 23, 2024

Buy now

spot_img

Elbasan/ 53-vjeçari plagos me thikë ish-bashkëshorten

Një tjetër incident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Elbasan, ku një 53-vjeçar ka plagosur me thikë ish-bashkëshorten e tij, dhe për pasojë është shoqëruar në komisariat.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15, në rrugën “Tomorr Sinani”. E lënduara, shtetasja 48-vjeçare ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Policia gjeti të fshehur në afërsi të vendngjarjes mjetin prerës, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./abcnews.al

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img