Ranko Radosheviç i njohur si “Eskobar” është vrarë mëngjesin e sotëm rreth orës 11:00 në një pikë karburanti në Beograd.
Sipas mediave vendase ai ishte një person i njohur më parë për policinë, i cili ndër të tjera, merrej me shitjen e makinave të blinduara.
Emri i tij u përmend në publik, si pronar i një makine, e cila u gjet në garazhin e Marko Miljkoviqit, krahut të djathtë të Veljko Belivuk.
Ranko Radosheviç është i njohur për publikun edhe si “Ranko Eskobar”, me origjinë nga Mali i Zi, gjegjësisht nga Nikshiqi.
Të shtënat kanë ndodhur paraditen sotme në kafenenë e një pikë karburanti në Rushnjë.
Dy persona kanë hyrë në kafene dhe njëri prej tyre ka gjuajtur disa herë më armë zjarri drejt “Eskobarit”.