Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se është bërë ekzekutimi i pagesës së subvencionimit për ngrohje, për familjet në asistencë sociale.
Murati bëri të ditur se nga subvencionimi për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje kanë përfituar 20 mijë e 339 familje në asistencë sociale.
Kjo masë është e mbështetur nga Bashkimi Evropian, ku Murati ditë më parë ka bërë të ditur se familjet përfituese nuk kanë pasur nevojë që të aplikojnë.
Lajmi i plotë:
Edhe një lajm i mirë për sot:
Është bërë procesimi i pagesës së subvencionit për ngrohje, për familjet në asistencë sociale, masë kjo e mbështetur nga Bashkimi Evropian.
Qeveria për të gjithë!