3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Ekzekutimi i Nikulajt, avokati shqiptar nga Londra flet për “vendimet” e gjykatës britanike

Mund të zgjasë edhe disa muaj ekstradimi i Edmond Haxhisë dhe 3 bashkëpunëtorëve anglezë, të arrestuar në Londër si të dyshuar për atentatin ndaj Ardian Nikulajt në Shëngjin.

Avokati Naim Hasani gjatë një interviste u shpreh se gjykatës britanike do t’i duhen disa muaj që të shqyrtojë provat që do t’i dërgohen nga Shqipëri anë mënyrë që të bëhet ekstradimi i tyre.

Duke e cilësuar si një proces jo të thjeshtë, Hasani tha se do të jetë gjykata britanike, e cila do të shqyrtojë nëse provat janë të mjaftueshme, megjithatë shtoi ai nuk beson se gjykata do t’u qëndrojë në mbrojtje

‘Do të mbahen ‘arrest me burg’ deri sa të zhvillohet gjyqi i tyre. Gjykata britanike do të shqyrtojë me kujdes kërkesën e Shqipërisë për ekstradim. Do të ketë një periudhë disa mujore që gjykata të shqyrtojë të gjitha provat. Nëse gjykata jep vendim për t’u ekstraduar të dyshuarit do të ekstradohen. Nuk është proces i thjeshtë, por duhet të ketë një proces të drejtë dhe Shqipëria të garantojë që do të ketë një gjyq të paanshëm dhe të drejtë dhe jo paragjykuese.

Procesi i ekstradimit është proces i qartë në Britani vendimet i merr MB. Por duke qenë se janë të përfshirë shtetas britanikë të mirëfilltë, gjykata do të ushtrojë një kujdes të veçantë, nëse provat janë të mjaftueshme. Por nuk s’besoj se gjykata britanike do të qëndrojë si mbrojte për të akuzuarit, por do ti ekstradojnë në Shqipëri.’– tha Hasani.

10 ditë zgjati arratia e grupit kriminal, që ekzekutuan pasditen e 19 prillit, biznesmenin në Shëngjin, Ardian Nikualaj. Policia angleze arrestoi në Britani të Madhe, Edmond Haxhinë, porositësi dhe organizatori i atentatit mafioz, si edhe 3 bashkëpunëtorët anglezë që kanë luajtur rolin e vëzhguesit, Thomas Mithan dhe Steven Hunt, 35 dhe 49 vjeç si dhe Harriet Bridgeman. Për këtë ngjarje, vijon të jetë në kërkim ekzekutori, portugez Ruben Saraiva dhe anglezi, Harry Simson.

Referuar deklaratës zyrtare të bërë më herët nga kryepolici, Muhamet Rrumbullaku, ngjarja ka ardhur për motive gjakmarrjeje, e dyshimet shtohen më shumë se ky është shkaku për faktin se porositësi Edmond Haxhia është kushëri i Lekstakajve, fisi me të cilën biznesmeni ishte në hasmëri. Nikulaj ishte në hasmëri me familjen Lekstakaj që prej vitit 1996, e ndërsa nga palët nuk ka pasur asnjë tentativë për t’u pajtuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img