0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Ekstremizmi: Ky është armiku i ri i Amerikës (Video)

Nëse në dekadat e kaluara sa herë është folur për armikun më të madh të ShBA-ve është menduar në grupet terroriste të motivuara nga islami, në vitet e fundit kjo ka ndryshuar.

Bota është kthyer në betejat klasike të fuqive të mëdha sikur para 11 shtatorit të vitit 2001.

Në dokumentarin “Beteja me Ekstremizmin” të autorit Arben Ahmeti, ekspertë të ndryshëm nga shtetet e bashkuara të Amerikës kanë folur për rëndësinë që të ndalet krimi që vije nga urrjetja, dhe jo vetëm fetare, por edhe racore, kulturore apo edhe politike.

Sipas tyre, Rusia është duke orkestuar fushata në ShBA dhe gjithandej në perëndim që nxisin përqarjet brenda shoqërisë, në mënyrë që të krijojë destabilitet dhe kësisoj të sulmojë demokracinë.

Në dokumentarin prodhim i TV Kanal10 dhe i mbështetur nga ambasada e SHBA-ve në Prishtinë,  shpjegohet në detaje se si civilizimi perëndimor po rrezikohet edhe nga liderët popullistë e autoritarë të cilët krijonë polarizim brenda shoqërisë në mënyrë që të mbërrijnë më lehtë tek vota.

Sipas ekspertëve, beteja me këtë lloj ekstremizmi të ri do të jetë e gjatë dhe Ballkani, një nga fushëbetejat kryesore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img