Sot, në kampin “Belvedere” në Mitrovicë u ekspozua armatimi, i cili është konfiskuar mbrëmë në një veturë me targa të Beogradit në Zveçan.
Në veturë ka pasur sasi të madhe të armëve, mjeteve eksplozive dhe municioneve të ndryshme, përfshirë: zolla, osa, eksplozivë, armë automatike, sasi të konsiderueshme të municionit, shok-bomba, uniforma dhe çanta ushtarake.
Për armatimin e konfiskuar, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, sot, gjatë një konference të jashtëzakonshme për media, ka bërë të ditur se pajisjet kanë pasur për synim aksione terroriste.