Site icon PrishtinaPress

Ekspozita e Rexhep Selimit, Konjufca: Po gjykohet padrejtësisht në Hagë, por është mes nesh me piktura

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, thotë se ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, që po gjykohet padrejtësisht në Hagë po jeton mes nesh me pikturat e tij.

Konjufca në hapjen e ekspozitës personale të Rexhep Selimit tha se shpreson që ai dhe bashkëluftëtarët e tij që po akuzohen padrejtësisht të kthehen sa më shpejt në vend.

“Në këtë ekspozitë, pikturat të cilat Rexhep Selimi i ka dërguar nga Haga ku po gjykohet e ende nuk ka filluar gjykimi, ku po akuzohet e ende pa aktakuzë së bashku edhe me bashkëveprimtarët e tjerë të cilët padrejtësisht po akuzohen në Hagë. Por, ne e dimë dhe jemi të vetëdijshëm si popull për drejtësinë dhe pastërtinë e luftës tonë çlirimtare të i kontribuoj i gjithë populli që ishte pjesë e luftës tonë të drejtë”.

“Urojmë dhe shpresojmë që të kthehen sa më shpejt në mesin tonë e që të dalin të pafajshëm. Por, Rexhep Selimi parme s punës së tij po tregon se është në mesin tonë dhe po komunikon me ne përmes artit dhe pikturave që na i ka dërguar prej atje” u shpreh Konjufca.

Konjufca, mes tjerash, tregoi se ishte befasi e jashtëzakonshme se Selimi kishte nisur pikturimin pas moshës 40 vjeçare.

“Befasi e jashtëzakonshme ka qenë lajmi se Rexha ka nis me pikturu, ka qenë viti 2016 kur Rexha ma dërgoi pikturën e tij të parë edhe mua ma dërgoi nëpërmjet telefonit edhe tha çka mendon për këtë pikturë, e shikova pikturën dhe e analizova dhe me aq sa kam njohuri për artin tonë kosovarë thash kjo me siguri mund të jetë pikturë e Simon Shirokës sepse edhe për shkak të elementeve që përmban”.

“Më tha Glauk piktori jam unë dhe u trondita sepse e kam njohur Rexhën si muzikant, si poet dhe kjo ishte tronditje meqenëse gjithçka që dija për artin m’i sfidoi. Të fillosh të pikturosh në moshën 40 vjeçare është e çuditshme por fakti që e ka aktualizuar është admirueshme” tha Konjufca.

Ish-luftëtari i UÇK-së, Rexhep Selimi, ka dërguar nga Haga rreth 110 piktura të cilat me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës janë ekspozuar për publikun në prag te përvjetori të pavarësisë së Shqipërisë.

Ekspozita personale u prezantua sot me titull “Në garë me botën gri”./Prishtinapress/

Exit mobile version