Eksportet e Turqisë në vendet e Bashkimit Evropian (BE) në qershor të vitit 2016 janë rritur me 13.8 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar duke arritur në 6 miliardë e 267 milionë dollarë, bëri të ditur Institucioni i Statistikave të Turqisë (TUIK).
Partneri më i rëndësishëm i Turqisë nga vendet e BE-së në këtë periudhë ka qenë Gjermania, në të cilën janë eksportuar mallra me vlerë prej 1 miliardë e 228 milionë dollarë.
Në gjysmën e parë të vitit 2016, vlera e eksporteve të Turqisë ishte ulur për 2.4 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar duke arritur vlerën e përgjithshme prej 71 miliardë e 669 milionë dollarë.
Vlera e importeve ka rënë për 6.7 përqind në krahasim me gjashtëmujorin e parë të 2015, e cila arrinte në 99 miliardë e 651 milionë dollarë, thuhet në deklaratën e Institucionit të Statistikave të Turqisë (TUIK).