0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Eksporti i mallrave shënon rënie për mbi 10 për qind

Eksporti i mallrave në Kosovë ka shënuar rënie drastike për 10,67 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kështu është bërë e ditur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), e cila ka publikuar të premten të dhënat e Bruto Produktit Vendor (BPV) për tremujorin e dytë, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve, me çmime aktuale dhe me çmime të vitit paraprak.

“Aktivitetet ekonomike që kishin rritje në këtë tremujor ishin: artet, argëtimi dhe çlodhja, aktivitetet e prodhimit të mallrave të familjeve për përdorim të vet dhe shërbime të tjera (5,77 për qind); aktivitetet shkencore, profesionale dhe teknike; aktivitetet e shërbimeve administrative dhe mbështetëse (5,05 për qind); aktivitetet financiare dhe të sigurimit (3,66 për qind); bujqësia, pyjet dhe peshkimi (2,81 për qind); ndërtimtaria (2,70 për qind); tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave; transporti dhe magazinimi; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor (2,38 për qind); aktivitetet e pasurive të paluajtshme (2,15 për qind); informacioni dhe komunikimi (2,02 për qind)”, thuhet në komunikatën për media.

Ndërsa sipas ASK-së, aktivitetet ekonomike që shënuan rënie në këtë tremujor ishin: administrata publike, sigurimi social, arsimi dhe shëndetësia (-0,76 për qind); industria nxjerrëse, përpunuese; energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër; furnizimi me ujë; aktivitetet e trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, rehabilitimit (-2,03 për qind).

“Komponentët e BPV-së sipas metodës së shpenzimeve që kishin rritje ishin: eksporti i shërbimeve (13,62 për qind); importi i mallrave dhe shërbimeve (6,29 për qind); shpenzimet e konsumit final të Qeverisë (3,96 për qind); shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe IJPSHESH (3,68 për qind); formimi i bruto kapitalit (2,04 për qind)”, bëhet e ditur tutje.

Për më shumë informata lidhur me publikimin e Bruto Produktit Vendor (BPV) për tremujorin e dytë (TM2) 2023, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve, me çmime aktuale dhe me çmime të vitit paraprak, vizitoni: https://ask.rks-gov.net/Themes/Budget.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img