Shkrimtari dhe këshilltari i presidentit të Kosovës, Ismail Syla, ka kohë që nuk ka postuar epe dhe poezi, të cilat përmbajnë figura të mitologjisë së lashtë greke.
Por, kjo pritet të ndryshojë shumë shpejt. Bashkë me bashkëshorten, Syla është parë duke kaluar kufirin maqedono-grek me një veturë të
tipi Pegeot 508, ngjyra e zezë me tarka 01, e cila sipas informacioneve në Ministrinë të Administratës Publike është veture zyrtare dhe pronë e Zyrës së Presidencës, raporton portali maqedonas “www.Off.net.mk”
Me veturë zyrtare Syla ka shkuar për të pushuar trupin dhe mendjen, me shpresë, për të rigjetur frymëzimin në civilizimin më të vjetër në botë./Prishtinapress.eu