Eksperti juridik paralajmëron këtë rrezik për Kosovën në rast se pranohen kushtet për Asociacionin e Komunave Serbe

70
Advertisement

Eksperti i të Drejtës Kushtetuese, Riza Smaka e ka vlerësuar si çështje të mbyllur temën e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, pas verdiktit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese

Advertisement

Në një prononcim për GazetaBlic, Smaka ka thënë se kjo gjykatë pati konkluduar një sërë shkeljesh kushtetesue në këtë marrëveshje, e cila, sipas tij, do ta shndërronte Kosovën në shtet jofunksional.

“Marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë ka qenë e nënshkruar tepër gabimisht nga përfaqësuesit e vendit tonë, e çuditësisht e kaluan pa përgjegjësi politike, morale e juridike, se si i patën kaluar autorizimet funksionale, të cilat i pati konstatuar edhe Gjykata Kushtetuese. Kjo Gjykatë pati konkluduar se kanë qenë një dyzinë shkeljesh e parimesh të Kushtetueses. Ajo marrëveshje do të shndërronte Kosovën nga shteti unik, në shtet kompleks të përbërë dhe jofunksional. Do ta shkilte Kushtetuesen direkt në nenin 1, ku thuhet se Kosova është vend demokratik, unik dhe jo i përbërë”, ka thënë Smaka.

Profesori univeristar, Riza Smaka ka deklaruar se nëse pranohen koncesione nga ana e Kosovës për këtë temë, do t’i sillte Kosovës rreziqe të shumta.

“Edhe Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar atë marrëveshje, pasi ka qenë diçka si analog me Bosnjen, e cila gjithçka mund të jetë, por jo shtet. Kjo është gjendja faktike. Nëse përfaqësuesit e vendit tonë do të pranon që do të formohej, kjo do të ishte goditje e rëndë për shtetin dhe qytetarinë e Kosovës. Pra, pa u ndryshuar neni 1 i Kushtetueses nuk mund të flitet për Asociacion. Natyrisht se ka rreziqe të mëdha nëse Kosova pranon koncesione në këtë drejtim. Kjo, pasi që është sot shteti i Kosovës s’është efikas, pasi as nuk luftohet krimi i organizuar, as korrupsioni dhe s’bëhet asgjë për zbatimin e ligjit. Nëse do të formohej, atëherë do të duhej t’i ngrinim duart dhe të themi se s’kemi dhe s’mund të mbajmë shtet. Do të ishte kolaps. Në mënyrë intelektuale, politike dhe juridike do të duhej t’i prezantonin këto fakte se Kosova është një vend i vogël dhe se serbët në Kosovë i kanë të gjitha të drejtat që i kanë serbët në Beograd. Prandaj, kjo do të ishte krejtësisht e panevojshme, shumë e padobishme për shtetin, pasi në Kosovë tashmë ekziston Asociacioni”, thotë Smaka.

Tema e Asociacionit të Komunave Serbe është rikthyer sërish në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për çka edhe emisari i BE-së për këto bisedime, Mirosllav Lajçak, po qëndron për vizitë në Kosovë.

Përgjatë dy ditëve, Lajçak takoi krerët e shtetit të Kosovës, ndërsa ato i vazhdoi me të gjitha partitë politike veç e veç.

Nga Brukseli kanë thënë se Lajçak viziton të dyja palët e bisedimeve për të diskutuar për “zhbllokimin e çështjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

Kujtojmë, formimi i tij është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur në dialogun Kosovë-Serbi.

Pas kësaj, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të s’janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por që është thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

PostAdssFotoja e reklamës