Site icon PrishtinaPress

Eksperti i sigurisë: Qeveria nuk dorëhiqet për targat, serbët pre e politikës së Beogradit duke shkaktuar tensione në Veri

Dorëheqja e zyrtarëve serbë nga institucionet e Kosovës, të cilat ishin paralajmëruar nga Lista Serbe, janë duke vazhduar ende, shkruan Prishtinapress.

Të hënën, kanë dorëzuar dorëheqjet në Kuvendin e Kosovës dhjetë deputetë të Listës Serbe.
Ndërsa, katër komunat veriore të Kosovës të banuara më shumicë serbe nga 5 nëntori kanë mbetur pa kryetarë.

Me 7 nëntor gjyqtarë e prokurorë serbë, por edhe punëtorët administrativë në Mitrovicë të Veriut, po ashtu kanë dhënë dorëheqje.

Gjithashtu të hënën pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb në veri të vendit kanë vazhduar dorëzimin e armëve dhe pajisjeve në stacionet policore.

Eksperti i sigurisë në Kosovë, Drizan Shala, ka bërë me dije se kjo  në thelb duhet të nënkuptohet që zhvillimet e ditëve të fundit në procesin e dialogut kanë prodhuar një situatë të tillë.

“Si pasojë pozitive të këtij procesi dhe draft propozimi Franko/Gjerman  të cilën Kosova e pranojë jo zyrtarisht dhe që hapi rrugën që në diplomacinë mbrapa perdeve t’i bëhet presion Serbisë për një pranim të këtij propozimi”, tha Shala për Prishtinapress.

Në një prononcim dhënë portalit Prishtinapress, Shala tha se zyrtarët e vetëdorhequr kanë prodhuar një situatë që tashmë është publike edhe për faktorin ndërkombëtarë, ngase, siç thotë ai, mbrapa tyre qëndron Beogradi zyrtar.

Zyrtaret të vetëdorhequr nga institucionet e sigurise , gjyqësise dhe komunal e qendror të qeveris në vetvete ka prodhuar situatën e asaj që tani më është  publike për faktorin ndërkombëtar që mbrapa çdo zhvillimi politik /sigurisë qëndron Beogradi zyrtar. Proceduralisht zyrtarët e policisë kanë të drejtën e asaj që brenda afatit 30 ditor nga dita e dorëzimit për dorëheqje ta rivotojnë kërkesën dhe të mund të rikthehen me një dënim të vogël procedural administrativ. Ndërsa për nivelin tjetër gjyqësor dhe komunal e ati qeveritar hapësira për veprim e rikthimit nuk mund të u garantohet”, shtoi Shala.

Ai shtoi se Qeveria e Kosovës nuk do të dorëhiqet nga vendimi për targat dhe serbët kanë rënë pre e provokimeve të politikës së Beogradit duke shkaktuar tensione në aspektin e sigurisë në veri të vendit.

“Unë mendoj që qeveria e Kosovës nuk do të dorëhiqet nga vendimi i saj për targa dhe vazhdimit të fazës së dytë që fillon me 21 nëntor , serbët të instrumentalizuar nga Beogradi dhe politikes se saj kanë ra pre e provokimeve të interesave të tyre duke shkaktuar tensione në aspektin e sigurisë në veri të vendit. Tensionet serbe ( grupet kriminale atje ) shpresojnë që qeveria mos të zbatojë fazën e dytë të vendimit dhe kështu të arrin përmes sabotimit dhe shantazhit interesat e tyre që janë në dëm të interesave të Republikës se Kosovës ti arrijnë .Kosova ka paraparë tani edhe një situatë të tillë e cila është duke u menaxhuar mirë me rimodelim të personelit nga stacioneve dhe njësive të rendit që duhet të zbatojnë punët e përditshme policore në atë vend”, përfundoi Shala.

Kujtojmë se nga 1 nëntori, Qeveria e Kosovës ka filluar zbatimin e planit për riregjistrimin e automjeteve të lëshuar nga Serbia për qytetet e Kosovës. Bëhet fjalë kryesisht për targat KM (Mitrovica e Kosovës) dhe plani është që ato të konvertohen në targa RKS, përmes tri fazave.

Në fazën e parë, drejtuesve të automjeteve u shqiptohen qortimet, në të dytën ata gjobiten me 150 euro dhe në të tretën, u jepen targa provuese.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më herët u ka bërë thirrje serbëve që të mos i braktisin vendet e punës në institucionet e Kosovës, sepse në këtë mënyrë, sipas tij, dobësohen shërbimet dhe mbrojtja e qytetarëve./Prishtinapress/

Exit mobile version