Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka bërë një matje të numrit të protestuesve që ishin sot në protestën e sotme në veriun e vendit.
Musliu ka shkruar se nuk kanë qenë më shumë se 2 mijë e 200 qytetarë, e jo 10 mijë siç po pretendojnë disa media serbe e ruse.
“Gjersa për 4 metra katror, siç shihet në video janë 18-20 pjesëmarrës, në kohë me shi, me ombrella hapur, në të njëjtën hapësirë qëndrojnë 4-6 pjesëmarrës. Sipas llogaritjeve, i bie që nëse në protesta te sotme, mediat me pro-pushtetit kanë thënë se janë 10.000 protestues, atëherë ne protestën e sotme ne Mitrovice kane qene vetëm 2.200 protestues. ASNJË MË SHUMË!
Postimi i plotë i Musliut, pa ndërhyrje:
Manipulimi me shifrat e protestave
2.200 JO 10.000 protestues
Per ta fshehur numrin e vertete te protestuesve serbe, sot fati ishte me ta ne Mitrovice.
Shiu ua dha mundesine qe te rrine me rralle me njeri-tjetrin, e te duken normal.
Gjersa per 4 metra katror, siç shihet ne video jane 18-20 pjesemarres, ne kohe me shi, me ombrella hapur, ne te njejten hapesire qendrojne 4-6 pjesemarres.
Sipas llogaritjeve, i bie qe nese ne protesta te sotme, mediat me pro-pushtetit kane thene se jane 10.000 protestues, atehere ne protesten e sotme ne Mitrovice kane qene vetem 2.200 protestues. ASNJE ME SHUME!