0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Eksperti i sigurisë, Elezi: Mund të kemi aktivitete të dhunshme edhe në veri të Kosovës, paralajmërimet duhët të trajtohen urgjentisht

Eksperti i sigurisë ka dhënë një intervistë ekskluzive për PrishtinaPress, rreth çështjeve të fundit të sigurisë në vendin tonë dhe rajonin e Ballkanit.

Fillimisht i pyetur se sa kanë ndikuar zgjedhjet në Serbi në qështjen e sigurisë për të dyja vendet, Elezi u përgjigj:

“Zgjedhjet në Serbi të cilat janë mbajtur këto ditë, me të vërtetë kanë qenë një sinjal negativ se kemi një Serbi e cila është e gatshme të veproj nëndrejtim të demokracisë.

Ishin të pritura edhe reagimet e opozitës në Serbi, pas problemeve në procesin zgjedhor.”

Ai gjithashtu tha se kjo do te jetë shfrytëzim nga ana e Moskës dhe Beogradit për përshkallëzim të situatës.

“Normalisht se do të ndikojnë dhe do të jenë si shfrytzim nga ana e Moskës dhe Beogradit. Zgjedhjet në Serbi kanë qenë një sinjal se ekziston mundësia e përshkallëzimit të situatës.

Këto reagime nga ana e opozites situata mund të dalë jashtë kontrollit në rajonin e Ballkanit. Këtë do e shfrytëzonte edhe Vuçiq për shfajsim të tij se kinse opozita po bën kaos në përshkallëzim të tensioneve me protesta.”

Elezi komentoi edhe paralajmërimet e kryeministrit Kurti para disa ditësh se Serbia po përgaditet për sulme të reja në Kosovë

“Albin Kurti mund të themi se me të drejtë shpalosi disa informacione të cila i ka drejtuar AKI-ja sidomos edhe NATO përmes KFOR-it. Mund të themi se Kosova është e rrezikuar ngase disa persona në Serbi janë duke kryer shërbime ushtarake. Këta persona po bëjn përgaditje të duhura ushtarake për te kaluar pastaj në territorin e Kosovës.

Në keto rrethana mund të kemi aktivitete të dhunshme edhe në veri të Kosovës.

Prandaj mund te themi se paralajmërimet jo vetëm nga Kurti por edhe nga departamenti i ShBA-ve nga rreziku qe po i shfaqet Kosovës duhët të trajtohen urgjentisht dhe duhet të merren parasysh nga KFOR-i, Policia e Kosovës dhe AKI-ja.

Sa mund të ketë plane nga Rusia për të shfaqur një luftë të re në Ballkan, Elezi tha se Rusia vazhdimisht po tenton të aktivizoj luftëra në Ballkan.

“Rusia është duke tentuar vazhdimisht të përdor aleatet e saj si psh. Serbinë që të aktivizoj lufta në Ballkan si në Kosovë ose Bosnje dhe prandaj alarmi është vendosur, dhe se mbaz informacioneve eksizton rreziku pranë një situate të rënde të sigurisë e cila mund të ndodh  në vitin 2024.

Në Bosnje dhe Hercegovin edhe atje situata është serioze kemi parë edhe kërcnimet nga kryetari serb Dodik, ku ka paralajmëruar një përshkallzim në Ballkan duke thënë se SHBA-ja dhe BE-ja nuk po ofrojn më të mirën për serbët. Mund të kemi edhe shpërthim real me pasoja reale në Bosnje por edhe në gjithë Ballkanin duke mos anashkaluar edhe situaten në Kosovë dhe Mal të Zi.”

Ai gjithashtu theksoi se Rusia po mundohet të defokusoj ndërkombëtarët nga lufta e Ukrainës.

Rusia mundohet të defokusoj ndërkombëtarët nga lufta në Ukrainë që ajo të shtrihet sa më lehtë në Ukrainë.

Bedri Elezi tregoi se edhe sa është i gatshëm KFOR-i nëse kemi veprime ose sulme të reja në veri.

“KFOR-i është i gatshëm dhe kemi parë veprime konkrete nga NATO të cilat i kemi parë edhe njësitë amerikane, britaneze, turke të cilat janë të pozicionuara në veri të vendit.

KFOR-i gjithashtu nga informata të sigurta ka bërë edhe plane operative nëse eventualisht kemi një tentativ për sulm nga ana e Serbisë.

Serbia ka një numër te konsiderueshem të pikave ushtarake në kufi me Kosovën. KFOR-i është mirë i strukturuar dhe se ka plane operative për parandalim si dhe ka bashkëpunim të mirë me Kosovën.”/PrishtinaPress/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img