1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Eksperti i Sigurisë Adrian Shtuni: Tensionet në veri, janë dhuratë për Vuçiqin

Eksperti i Sigurisë Adrian Shtuni, është shprehur se mes protestuesve para komunave serbe, ka dhe të infiltruar të cilët nxisin dhunën dhe shkaktojnë gjakderdhje.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se tensionet në Veri janë dhuratë për Vuçiq, i cili ishte në një situatë të vështirë në Beograd.

Sipas tij ka një skenar të qartë në mënyrë që të krijohet destabilitet.

“Nuk kemi të dhëna për të bërë deklarata se kush e ka dizenjuar skenarin. Kam përshtypjen se këtu ka disa aktorë, që kanë një qëllim të caktuar dhe disa që aksidentalisht mund t’i kenë dhënë mundësi skenarëve që mund të implementohen. Janë plagosur të paktën 30 anëtarë të KFOR. Për mendimin tim, protestuesit kanë qenë të infiltruar nga grupe të caktuara që kanë për qëllim që të krijojnë destabilizim dhe të shkaktojnë gjakderdhje. Duket se ka një skenar që është i fokusuar me qëllimin që të krijojë destabilitet. Mendoj se kjo ishte një dhuratë ndaj Vuçiq, i cili në aspektin politik brenda për brenda Serbisë ishte në një çorr sokak për shkak të protestave të vazhdueshme që po ndodhin në Beograd.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img