Site icon PrishtinaPress

Eksperti i rrjeteve sociale e bën ‘horë’ VV: U krenuan për 1 milion shikime në video, por Bedri Hamza ka disa video që kanë tejkaluar këtë shifër

Mbrëmë, VV ka mbajtur tubimin përmbyllës të fushatës në Prishtinë.

Dihet që videot janë vetëm në rrjetet sociale në faqen zyrtare të VV, kryeministrit Kurti, degëve dhe kandidatëve, por jo edhe në televizionet tona, që e bën të domosdoshme që, nëse doni ta shihni tubimin, duhet vetëm në Facebook ta shikoni.

Por mungesën e qytetarëve, zyrtarët e partisë u munduan ta kthejnë në sukses, duke theksuar numrin e shikimeve në facebook.

Vetë kryeministri dhe zyrtarë të tjerë të partisë u krenuan se kanë arritur 1 milion “views”, por interesante është se numri i tyre nuk u rrit më dhe, sipas dinamikës, milionat do të duhej të rriteshin.

Për këtë ka reaguar eksperti i rrjeteve sociale, Valon Kerolli, duke publikuar disa video të kandidatit tjetër, Bedri Hamza, që kanë arritur mbi 1 milion shikime.

Po ashtu, Kerolli mbrëmë ka publikuar fakte të profileve false që kanë komentuar dhe shikuar tubimin e VV.

Postimi i plotë:

Cka niva qe pas projektit te vetem “Ures se Saradranit” ne 4 vjet, kish ardhe edhe suksesi i dyte: Videoja e pare me 1 milion shikime ne 4 vjet😛HURIME 2 suksese (lexo: zemra ❤) te arritura

Exit mobile version