Site icon PrishtinaPress

Eksperti i komunikacionit kritikon policinë për numrin e madh të aksidenteve në trafik

Eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti, e ka kritikuar policinë e Kosovës për numrin e madh të aksidenteve në trafik, të cilat në shumë raste po përfundojnë me fatalitet.

Ahmeti në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë që policia e Kosovës po sillet sikur një organizatë joqeveritare karshi kësaj çështje.

“Qysh prej vitit 2006 e kam ngritur zërin në cilësinë e ekspertit që komunikacioni ‘vret çdo ditë’ dhe si rezultat i kësaj e kemi gjendjen qysh është sot. Është bërë shumë pak sidomos prej policisë, pasi janë ata të cilët marrin në terren të dhëna, vendime dhe jo ta luajnë një lloj roli si me qenë organizatë joqeveritare. Ka mosrespektim të shpejtësisë në atë aks rrugor, jo vetëm aty por në çdo aks tjetër rrugor”.

Tutje Ahmeti ka që janë vetë 7 radare në tërë territorin e Kosovës.

“Problematikat janë të ndryshme – mos vendosja e radarëve statik, të cilët në mënyrë permanente duhet të vendosen në akse rrugore dhe jemi vonuar shumë në këtë aspekt. Policia e Kosovës, i ka vetëm 7 radare në tërë territorin e Republikës që i mbulon rrugët e Kosovës me kufizim të shpejtësisë. Sipas informatave jozyrtarem vetëm 5 prej tyre punojnë. Vendi është në gjendje të mjerueshme”, u shpreh ai.

Exit mobile version