Site icon PrishtinaPress

Eksperti i emergjencave: Zjarret në kryeqytet janë bërë thuajse të përditshme, ekziston rreziku për ndonjë tragjedi

Kohëve të fundit, është raportuar për ndërtesa që janë përfshirë nga zjarri në kryeqytet, në ditë të ndryshme.

Në lidhje me këtë, ka reaguar Tahir Ahmeti, ekspert i emergjencave. Edhe ai ka thënë se këto raste janë bërë pothuajse të përditshme.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se ekziston rreziku permanent për ndonjë tragjedi më të madhe nga zjarri.

“Ekziston rrezik permanent për ndonjë tragjedi më të madhe nga zjarri, kjo edhe për shkak të mungesës së njohurive të qytetarëve për masat mbrojtëse nga zjarri, si dhe mos njohurive të tyre, për faktorët që ndikojnë më së shumti në shkaktimin e zjarreve.” – ka thënë ai.

Ahmeti ka bërë thirrje që institucionet përgjegjëse të dalin me planprograme:

“Institucionet përgjegjëse duhet që me planprograme të ndryshme, të bëjnë edukimin shoqëror dhe sensibilizimin e qytetarëve për zjarret, shkaqet dhe pasojat e tyre”.

Exit mobile version