0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Eksperti francez: Kosova dhe Serbia nuk mund të anëtarësohen në BE nëse nuk e njohin sovranitetin e njëra-tjetrës

Eksperti i njohur për politikat e zgjerimit të Bashkimit Evropian, profesori nga Parisi, Christian Lequesne, thotë se zgjerimi nuk është prioritet i lidershimit të Bashkimit Evropian në këtë kohë krize të shkaktuar nga pandemia.

Në një intervistë KosovaPress, profesor Lequesne flet për mundësitë e hapjes së negociatave për anëtarësim të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pamundësinë e anëtarësimit të Serbisë pa i normalizuar raportet me Kosovën, çështjen e liberalizimit të vizave, etj.

“Nuk shoh ndonjë mundësi reale që Kosova dhe Serbia të anëtarësohen në BE nëse nuk e njohin sovranitetin e njëri-tjetrit. Normalizimi i marrëdhënieve nën ndërmjetësimin e BE-së ka qenë një hap shumë pozitiv, por kjo nuk është e mjaftueshme. Hapi tjetër duhet të jetë njohja. Nëse Beogradi dhe Prishtina nuk e pranojnë këtë hap të ri, nuk do të ketë anëtarësim. BE mund të ndihmojë të dy vendet të shkojnë në këtë drejtim, por përgjegjësia përfundimtare është në të dy kryeqytetet”, tha ai.

Eksperti për politikat e zgjerimit të BE-së ka folur për çështjen e liberalizimit të vizave.

“E kuptoj këtë ndjenjë të padrejtësisë. Lëvizja e lirë e personave konsiderohet në ditët e sotme si e drejtë qytetare. Edhe pse shumë kosovarë punojnë në BE dhe gjithashtu në Zvicër, ata kanë nevojë për vizë Shengen. Kjo është diçka që mund të negociohet me BE-në në mënyrë të pavarur nga zgjerimi. Këshillat e mia janë t’i japim kredencialet BE-së në përmirësimin e sundimit të ligjit. Imazhi gjithashtu luajnë një rol në diplomaci. Së fundmi, një mik sllovak më tha se në vendin e tij Kosova ka imazhin e “krimit të organizuar”. Sigurisht, ne po flasim këtu për perceptime dhe jo domosdoshmërisht të vërtetën. Por masat e qarta për të kontrolluar korrupsionin dhe krimin është mënyra më e mirë për të marrë liberalizimin e vizave”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img