Aidan Hehir, ekspert për marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Westminsterit në Londët i ka thënë gazetës The Times se udhëheqësit ndërkombëtarë kishin shpresuar se vënia e kosovarëve në gjyq në Hagë do ta “qetësonte” Serbinë, duke e mbajtur larg krahëve të Rusisë.
Duke folur për nisjen e gjykimit në Gjykatën Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Hehir ka thënë se kjo ka dhënë efekte të kundërta.
“Por në vend të kësaj do t’i trimërojë nacionalistët serbë dhe do t’i zemërojë kosovarët shqiptarë”, shtoi ai. “Njerëzit ndihen sikur po tradhtohen nga aleatët e tyre, kjo mund të jetë e keqja e fundit për shumë njerëz”.
Times ka marrë edhe mendimin e një qytetari.
“Këta njerëz ndihmuan ta fitojmë lirinë dhe pavarësinë tonë, janë serbët ata që duhet të gjykohen për masakrat këtu, jo ata”, tha Besian Marina, 38 vjeç./PrishtinaPress/