Site icon PrishtinaPress

Eksperti amerikan: Nëse Vuçiq nuk e nënshkruan marrëveshjen e Ohrit, mund të mos e zbatojë në të ardhmen

Eksperti amerikan i politikës së Jashtme, David Phillips – marrëveshjen verbale të Ohrit e ka quajtur si të mirë, por ka hedhur dyshime nëse Serbia do t’i përmbahet në të ardhmen.Phillips tha se njohja reciproke është në thelb të çdo marrëveshjeje për të arritur progres të qëndrueshëm në marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

Ai theksoi se SHBA-ja dhe BE-ja kanë bërë përpjekje të mëdha, por hezitimi i Serbisë për të mbështetur në mënyrë eksplicite njohjen reciproke, ngre pikëpyetje për të gjithë procesin diplomatik.

Duke folur për Asociacionin, Phillips tha se çfarëdo pushteti që i jepet AKS-së duhet të shtrihet edhe në komunitetet etnike shqiptare në Luginën e Preshevës.

Sa i përket nenit 7, paragrafi i dytë, në Planin Evropian, eksperti amerikan ka thënë se dhënia e statusit special të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë përbën precedentin e akomodimit dhe mund të jetë një rrugë e rrezikshme e veçanërisht duke pasur parasysh debatin e nxehtë për Asociacionin.

“Rusia po vepron përmes përfaqësuesit të saj, Qeverisë në Beograd, për të zgjeruar praninë ushtarake dhe për të destabilizuar rajonin. Rusia është një aktor i keq i kryesuar nga një regjim kriminal. Mbështetja e saj për Beogradin është më shumë e frymëzuar nga anti-amerikanizmi sesa nga mbështetja për Serbinë. Rusia është e aftë për çdo aktivitet të poshtër. Një operacion “False flag” mund të organizohet për të ndezur dhunën dhe për të minuar përparimin”, u shpreh ai për telegrafin.

Sipas tij, mbështetja e saj për Beogradin është më shumë e frymëzuar nga anti-amerikanizmi sesa nga mbështetja për Serbinë. Rusia është e aftë për çdo aktivitet të poshtër.

Exit mobile version