Nora Tschanz, Gruppenleiterin Pflege betreut, einen Covid Patienten in der Isolationsstation des Universitaetsspital USZ, fotografiert am 19. November 2020 in Zuerich. (KEYSTONE/Christian Beutler)
Dina Wyler, drejtoreshë e Fondacionit kundër Racizmit dhe Antisemitizmit thotë se urrejtja, ksenofobia dhe racizmi nuk mund të justifikohen asnjëherë.
Task Forca Federale e Koronavirusit, në raportin e saj më të ri supozon se çdo pacient i tretë i kujdesit intensiv është infektuar me korona gjatë pushimeve në Kosovë ose Maqedoninë e Veriut. Kjo nxit urrejtje, paralajmërojnë ekspertët, shkruan nau.ch.
Dina Wyler, drejtoreshë e Fondacionit kundër Racizmit dhe Antisemitizmit, shikon në mënyrë kritike zhvillimet e tilla në popullatë. Nuk është ndonjë gjë e re që në kohë krize të kërkohen “fajtorë kujdestarë”, thotë Wyler.
“Pandemia e koronës shqetëson shumë njerëz. Por urrejtja, ksenofobia dhe racizmi nuk mund të justifikohen asnjëherë”, shton ajo.
Faji u ngarkohet pakicave
“Secilën herë, pakicat janë ato që fajësohen për krizën dhe fyhen”, thotë ajo për Nau.ch. Dhe një gjë e tillë nuk prek vetëm kosovarët. Në mesin e të fajësuarave ishin shpesh hebrenjtë, të huajt në përgjithësi ose njerëzit me prejardhje migrimi.
Ndërsa Lars Haefner nga Shoqëria Zvicër -Shqipëri bën po ashtu një paralajmërim: “Nuk ndihmon asgjë duke ua ngarkuar fajin atyre që udhëtojnë – askush nuk sëmuret me qëllim”, thotë Haefner.
Në vend të kësaj, do të kishte qenë më mirë që autoritetet në të dy vendet të reagonin me kohë ndaj kërcënimit që shihej se po afrohej, përcjell albinfo.ch. Në Kosovë, masat e reja janë vonuar shumë. Haefner mendon se për këtë arsye Zvicra duhej t`i paralajmëronte më qartë për rrezikun ata që udhëtonin.
“Fajtori kujdestar” për koronavirusin
Karantinimi i hershëm për të kthyerit e pavaksinuar mund të frenonte përhapjen e koronës, shton Presidenti i Shoqërisë Zvicër-Shqipëri.