9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Ekspertët thonë se gjobat antiCOVID janë të jashtëligjshme

Shqiptimi i gjobave për masat antiCOVID nga ana e Policisë së Kosovës, po konsiderohen të jashtëligjshme.

Kështu së paku po konsideron njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi. Ndërkaq, qytetarët shqiptimin e gjobave po i konsiderojnë shumë të larta.

Njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi, në një intervistë për Ekonomia Online tha se konsideron se në asnjë vend të botës, qytetarët nuk gjobiten për këtë çështje.

Ai thotë se këtë duhet ta bëjnë zyrtarët e Inspektoratit Shëndetësor, e assesi zyrtarët policorë.

“Realisht jemi në një gjendje shumë të rënduar të shëndetit publik, gjegjësisht sigurisë shëndetësore, dhe kur në një kohë nga institucionet u liruan në mënyrë të pakontrolluar lëvizjet, tubimet, dhe përnjëherë reaksionet, mendoj e kanë sjellë këtë gjendje”.

“Çështja tjetër është e papranueshme që Policia t’i shqiptojë këto gjoba, askund në botë nuk ka që Policia t’i shqiptojë gjobat e një shërbimit tjetër. Policia e kryen punën e asistentit, do të thotë i asiston zyrtarëve të Inspeksionit Shëndetësor. Policia po e krijon një imazh të keq për vetën, por njëkohësisht edhe për vetë punën që e bën, për arsye krijon një mangësi në kryerjen e rregullt të detyrave të veta, siç e ka sipas ligjit të policisë”, thotë Ibishi për EO.

Teksa ka folur për këtë çështje, Ibishi fton qytetarët që t’i respektojnë masat anti-Covid.

“Mendoj se Ligji si i tillë duhet të zbatohet, ai është miratuar nga Kuvendi dhe duhet të zbatohet. Mendoj se më shumë duhet të merremi me vetëdijesim, e më pak me gjoba”, u shpreh ai.

E qytetarët po i konsiderojnë të larta gjobat anti-covid. Ahmet Bala nga Prishtina thotë se gjoba duhet të ketë por jo kaq të mëdha.

“Gjobat janë por janë pak të mëdha, njerëzit papunë janë, por më mirë them se duhet me qenë këto dënime por jo kaq të mëdha. ‘Më tregojë dikush se e kanë dënuar me një gjobë prej 200 eurosh”, tregon qytetari, teksa thotë se ai nuk është dënuar asnjëherë.

Ndonëse nuk është gjobitur asnjëherë, Arsim Nuhiu thotë se ato po i respekton me aq mundësi që ka, raporton EO.

“Por masat duhet të zbatohen nga secili. Nuk jam gjobitur asnjëherë dhe sa po mundem po i respektoj”, tregon ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img