0.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ekspertët kosovarë: Sulmi ajror në Siri, rrezik për Luftën e Tretë Botërore

Në mëngjesin e së premtës me kohën lokale siriane 04:00, Presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi nisjen e një sulmi ajror ndaj një baze të forcave të Bashar Al-Assad.

E pas intervenimit ajror nga ana e Amerikës që erdhi si kundërpërgjigje ndaj sulmit kimik të kryer në provincën Idlib, ishte Presidenti rus Vladimir Putin ai cili kërkoi një takim të menjëhershëm të Këshillit të Sigurimit për pasditen e kësaj të premte.

Por ky nuk ishte reagimi i vetëm i Moskës zyrtare ndaj aksionit të amerikanëve në Siri.

Putin gjatë ditës së sotme pezulloi edhe marrëveshjen për siguri ajrore me SHBA-të, njofton Klan Kosova.

Se a do të ketë ngritje të tensioneve SHBA-Rusi pas zhvillimeve të fundit në Siri, njohësi i çështjeve të sigurisë në Kosovë, Burim Ramadani, ka thënë për klankosova.tv se ”sigurisht se sulmet amerikane mund të nxisin reagim të shteteve jodemokratike, përfshirë këtu edhe Rusinë, por këto reagime nuk pres se do të ndikojnë në përballje direkte ushtarake mes superfuqive”.

Po ashtu ai ka thënë se sulmet ajrore në Siri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund të sjellin një Luftë të Tretë Botërore por që sipas Ramadanit, shteti rus nuk ka mundësi ushtarake për përballje me SHBA-të, njofton Klan Kosova.

”Rusia nuk mund të përballet ushtarakisht me SHBA-në, prandaj edhe pres që do të përmbahet nga veprimet që mund të çojnë në përballje të këtillë direkte”.

Ndërkaq njohësi tjetër i çështjeve të sigurisë, njëherësh edhe deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nuredin Ibishi ka thënë për Klan Kosova se sulmi ajror i SHBA-ve në Siri është pozitiv pasi po jepet sinjal që shtypja e njerëzimit me armë kimike është e ndaluar rreptësisht edhe me Konventa Ndërkombëtare.

Por edhe Ibishi ka thënë se një veprim i tillë mund të ngris tensione të larta në mes SHBA-së dhe Rusisë.

”Ky reagim i SHBA-ve erdhi pas sulmit kimik që u bë nga regjimi i Assad-it, por realisht ky prek dhe provokon tensionet mes SHBA-ve dhe Rusisë”, është shprehur Ibishi në prononcimin e tij për Klan Kosova.

Ibishi gjendjen aktuale në Siri e sheh si moment kritik për gjithë botën, kjo pasi sipas tij intervenimi ajror nuk është i mjaftueshëm që Assad të jap dorëheqjen.

A girl carrying a baby inspects damage in a site hit by what activists said were airstrikes carried out by the Russian air force in the town of Douma, eastern Ghouta in Damascus, Syria January 10, 2016. REUTERS/Bassam Khabieh

”Është moment kritik, llogaris tension të nivelit të lartë nëse nuk gjendet zgjidhje për dorëzimin e Assad-it”

”Ky konflikt nuk mund të përfundoj me kaq”.

”Nuk mund të bëhet zgjidhje në Siri vetëm nga ajri, pa pasur dhe ndërhyrje ushtarake toksore gjë e cila mund të arrihet vetëm përmes një koalicioni të mundshëm në mes Presidentit amerikan Trump dhe atij rus Putin”, ka përfunduar Nuredin Ibishi, prononcimin e tij për Klan Kosova.

Konflikti në Siri ka filluar në vitin 2011, ku deri tani janë parë luftimet më të rënda.

Bilanci i viktimave dhe të zhvendosurve gjatë konfliktit në Siri rendit:

470.000 persona kanë vdekur gjatë konfliktit sipas rezultateve të Kombeve të Bashkuara për vitin 2016.

4.8 milion sirianë janë refugjatë përderisa 6.1 milionë të tjerë janë të zhvendosur brenda Sirisë.

13.5 milionë persona në Siri kanë nevojë për ndihmë humanitare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img