2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Ekspertët e sigurisë kritika Kurtit: Publikimi i informacioneve të ndjeshme për luftë ngjallë panik te populli

Të shtunën në 23 dhjetorit, shefi i Qeverisë bashkë me ministrin e Brendshëm paraqitën faktet që ndaj Kosovës, Serbia po planifikon edhe një sulm të përmasave sikurse ai në Banjskë të Zveçanit.

Megjithatë, kjo tentativë e Serbisë u tha se u dekonspirua nga organet e sigurisë së Kosovës dhe atyre ndërkombëtare që janë me mision në Kosovë.

Por megjithatë publikimi i informacioneve sikur ato të një dite më parë nga ekzekutivi, po duket se janë të ndjeshme për audiencën.

Kjo sipas Valdet Hoxhës mund edhe të ngjallë panik tek populli.

“Ata duhet të jenë më të kujdesshëm sepse gjuha e tyre mund të krijojë tension e panik. Mjeti i veprimit të tyre do të duhej të jetë mekanizmi i shtetit, e jo prononcimet përmes deklaratave publike që mund të kthehen edhe si bumerang dhe si një strategji për të ngjallur tensione”, ka deklaruar Hoxha për RTV Dukagjinin.

Derisa për institucionet e ligj-zbatuese të Kosovës me në krye AKI-në thuhet se janë duke kryer detyrën e tyre në përpikëri.

Agjencioni Kosovar i Inteligjencës në bashkërendim me partnerët tanë strategjikë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dëshmuar, kanë faktuar dhe kanë argumentuar kërcimet të cilat janë në mënyrë sistematike, nga ana e palës serbe dhe që në pjesën e Serbisë janë duke u trajnuar dhe rigrupuar njerëz  që janë të lidhur ngushtë me politikën destruktive dhe ca njerëz të Vuçiqit”, ka deklaruar eksperti i Sigurisë Drizan Shala.

Mbi këtë bazë mund të themi që Agjensioni Kosovar i Inteligjencës ka kryer punën e tij në mënyrë të shkëlqyer ndërkohë.

Deklaratave të kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit Xhelal Sveçla u kanë reaguar nga qeveria në Serbi.

Akuzat e sulme të ndaj Kosovës i ka mohuar ministri i Mbrojtjes në Serbi.

Derisa presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në iluzione ka pretenduar se Prishtina zyrtare po fsheh gjetjet e autopsisë së tre terroristëve që u vranë gjatë konfrontimit me Policinë e Kosovës.

Më njëzetë e shtatë shtator në Banjës, ku i vrarë ka mbetur edhe rreshteri Afrim Bunjaku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img