1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Buy now

spot_img

Ekspertët e OKB-së paralajmërojnë për “gjenocid në zhvillim” në Gaza

Veprimet e Izraelit në Gaza “tregojnë për një gjenocid në zhvillim”, thanë të enjten një grup ekspertësh të pavarur të të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara,

Mirëpo këtë pretendim e ka hedhur poshtë ministria e jashtme izraelite, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Ekspertët – shumë prej të cilëve njihen si raportues specialë të OKB-së – thanë se “shkeljet e rënda të kryera nga Izraeli kundër palestinezëve pas 7 tetorit, veçanërisht në Gaza, tregojnë për një gjenocid në zhvillim,” sipas një njoftimi për shtyp nga OKB.

Ekspertët i përshkruan veprimet e Izraelit si “përdorim i armatimit të fuqishëm me ndikime permanente pa dallim, që rezulton në një numër kolosal të vdekjeve dhe shkatërrim të infrastrukturës së qëndrueshme”, dhe argumentuan në deklaratë se këto veprime nuk mund të justifikoheshin si vetëmbrojtje.

“Për të qenë legjitime, përgjigja e Izraelit duhet të jetë rreptësisht brenda kornizës së ligjit ndërkombëtar humanitar”, thanë ekspertët. “Prania e tuneleve nëntokësore në pjesë të Gazës nuk eliminon statusin civil të individëve dhe infrastrukturës që nuk mund të shënjestrohen drejtpërdrejt dhe as të vuajnë në mënyrë disproporcionale.”

Ministria e Jashtme izraelite e hodhi poshtë vlerësimin në një deklaratë të premten.

“Izraeli hedh poshtë të gjitha akuzat e bëra nga Raportuesit Special. Ata që nënshkruan deklaratën fyen viktimat e gjenocidit gjatë historisë,” tha ministria. “Izraeli është i përkushtuar ndaj ligjit ndërkombëtar humanitar dhe do të vazhdojë të marrë masa për të parandaluar dëmtimin e civilëve në Gaza”, thuhet në përgjigjen e ministrisë izraelite.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img