Mossjellja e njohjeve të reja për rreth dy vite është vlerësuar si dështim i Ministrisë së Punëve të Jashtme nga njohësit e integrimeve evropiane. Ata kanë kërkuar riformatizim të kësaj ministrie. Krahas dështimit për njohje nga pesë vendet mosnjohëse, ekspertët thonë se pa përfundim të dialogut, Kosova s’mund të ketë avancim në proceset integruese.
Avancimi i Kosovës në proceset integruese sipas njohësve konsiderohet se nuk mund të ndodh pa përfundimin e dialogut.
Ndërkaq fajin për dështimet për mossjelljen e njohjeve të reja ia hedhin ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila sipas tyre është marrë më shumë me shkarkime të ambasadorëve.
Njohësi i integrimeve evropiane, Agron Hoti për Gazeta10 thotë se vonesat e nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit, kanë plasaritur edhe raportet e Kosovës me ShBA-në.
Teksa ka folur për përfundimin e dialogut, Hoti thotë se pa epilog përfundimtar, Kosova nuk mund të ketë një përparim në arenën ndërkombëtare. Madje, siç thotë ai, dialogu me Serbinë është i lidhur me liberalizmin e vizave dhe me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ndërsa profesori i Shkencave Politike, Dritëro Arifi për mediumin respektiv thotë se diplomacia nuk e ka pasur në fokus avancimin e Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Sipas tij Mistria e Punëve të Jashtme më shumë është marrë me shkarkime të ambasadorëve sesa me sjelljen e ndonjë njohje.
E duke e parë këtë dështim, Arifi e sheh si të domosdoshme një riformatizim në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Sipas tij gjithmonë Qeveria ka nevojë që të riformatizohet, kur nuk performon në mënyrën e duhur.