Site icon PrishtinaPress

Ekspertët e futbollit turk mendojnë se Ballkani është favorit sonte ndaj Sivassporit

Ballkani do ta zhvillojë sonte ndeshjen e radhës në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Skuadra e Ilir Dajës do të jetë nikoqire e Sivassporit sonte në kuadër të grupit G.

Ndeshja është e vlefshme për rrethin e katërt të fazës së grupeve dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 21:00.

Ballkani vjen në këtë ndeshje pas fitores dramatike 3:4 pikërisht ndaj Sivassporit në Turqi javën e kaluar.

Në emisionin “Derin Futbol”, njëri nga më të njohurit në Turqi, ishin në panel katër njohës të futbollit, ku secili dha mendimin e tij për ndeshjen e së enjtes.

Dy ish-futbollistët e njohur Sinan Engin dhe Abdulkerim Durmaz, janë të bindur që Ballkani e fiton ndeshjen.

Ndërsa ish gjyqtari i njohur turk, Ahmet Çakar dhe gazetari Rasim Ozan Kutahyalı, thanë që kjo ndeshje ndahet në barazim.

Nga katër të ftuarit të gjithë ishin të bindur që Ballkani merr pikë nga kjo përballje.

Pas tri ndeshjeve, Ballkani është lider në grupin G me katër pikë.

Po aq pikë kanë edhe Sivasspori, Cluji dhe Slavia Praga në këtë grup./Prishtinapress/

Exit mobile version