Në fund të marsit, lajmet qarkullonin se syri rozë mund të jetë një nga simptomat e shumta të coronavirusit. Tani, ka edhe më shumë lajme se pacientët me COVID-19 kanë sy rozë.
Një hulumtim i botuar në Annals of Medicine Medicine detajon historinë e një gruaje 65-vjeçare pa emër, e cila zhvilloi një sy ngjyrë rozë, pasi ajo kontraktoi COVID-19, dhe zgjati për javë të tëra, shkruan YahooNews.com
Simptomat e saj në atë kohë përfshinin një kollë të thatë, dhimbje të fytit, pezmatim të hundës dhe sy rozë, thuhet në raport, transmeton Telegrafi.
Një test konfirmoi që sytë e gruas përmbajnë SARS-CoV-2, virus që shkakton COVID-19, deri në 21 ditë pas fillimit të simptomave të saj.
Ky nuk është i vetmi rast, mjekët po e shohin gjithnjë e më shumë raste të tilla në SHBA: “Unë kam parë shumë raste të pacientëve COVID-19 me konjunktivi”, thotë Rajeev Fernando, MD, një ekspert i sëmundjes infektive në Southampton, NY, për Yahoo Lifestyle. “Shpesh është në të dy sytë dhe është i dukshëm.”
“Syri rozë mund të shkaktohet nga një sërë gjërash të ndryshme, duke përfshirë alergjitë, infeksionet bakteriale dhe viruset, përfshirë COVID-19, Zeba A. Syed, MD”, tha një profesor ndihmës i oftalmologjisë dhe një kirurg në Wills Eye Hospital në Philadelphia, për YahooNews. /Telegrafi/vvvvvvvvvvvvvvvv