Ekspertët britanikë: Coronavirusi nuk do të jetë pandemia e fundit me të cilën do të përballemi

51
Advertisement

Shkencëtarët paralajmërojnë se coronavirusi nuk do të jetë pandemia e fundit me të cilën do të përballemi.

Advertisement

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kjo pikëpamje vjen nga ekspertët globalë të shëndetit, të cilët studiojnë se si dhe ku shfaqen sëmundjet e reja.

Si pjesë e studimit, ata ndërtuan një “pasqyrë” për të parashikuar se cilat sëmundje nga jeta e egër mund të rezultojnë me rrezikshmëri tek njerëzit.

Kjo qasje e hulumtimit udhëhiqet nga shkencëtarët në Universitetin e Liverpool, në Mbretërinë e Bashkuar, por është gjithashtu pjesë e një përpjekjeje globale për të zhvilluar mënyra për t’u përgatitur për shpërthimet e ardhshme.

“Në 20 vitet e fundit, ne jemi përballur me gjashtë kërcënime serioze – SARS, MERS, Ebola, gripi i shpendëve dhe gripi i derrave”, tha Matthew Baylis për BBC News.

“Ne hodhëm pesë plumba, por i gjashti na mori”, u shpreh ai.

“Dhe kjo nuk do të jetë pandemia e fundit, me të cilët do të përballemi, kështu ne duhet të monitorojmë nga afër sëmundjet nga jeta e egër”, ka thënë ndër tjerash Baylis.

PostAdssFotoja e reklamës