1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Ekskluzive: Zbulohen aferat korruptive me patentë shoferë, ekzaminieri shantazhohet për motive të ulëta

Shantazh, korrupsion e ryshfet brenda Departamentit për Patentë Shofer. Gazeta Insajderi ju sjell ekskluzivisht rrëfimin e ekzaminierit ndaj të cilit u ngritën ankesa për motive të ulëta e që ua nxori në sipërfaqe aferat korruptive brenda këtij institucioni.

Mira Avdimetaj

“Unë jam shefi jot, po s’me bindesh urdhërave të mij do të të bëjë problem”, në këtë mënyrë u kërcënua ekzaminieri Vahid Krasniqi, të cilit iu kërkua të favorizoj disa kandidat për t’i kaluar në testin praktik për marrjen e Patentë Shoferit nga Flamur Gashi- ish- Udhëheqësi i Divizionit për Patent shofer(zëvendësues), shkruan Gazeta Insajderi.

Disa herë radhazi, Flamur Gashi i ka kërkuar ekzaminierit, Vahid Krasniqi që të favorizoj kandidatë të caktuar për t’i kaluar në testin praktik duke i ushtruar presion në forma të ndryshme, pretendon ky i fundit.

Në një bisedë për Gazetën Insajderi, pyetësi i drejtimit( ekzaminieri) Vahid Krasniqi ka rrëfyer se si i është “montuar” një rast kundër tij me qëllim që të largohet nga vendi i punës pasi siç thotë ai “nuk iu kam shkuar për shtati”.

“Dua të deklaroj më përgjegjësi të plotë se U/D I Udhëheqësit të Divizionit për Patentë Shoferz. Flamur Gashi ka tentuar të ushtroj ndikimin e tij të unë, duke më thënë që ai qenka udhëheqës i imi dhe se unë duhet t’i bindesha urdhërave të tij, ka pasur raste edhe kur ka kërkuar që të favorizoj kandidat të caktuar për t’i kaluar në testin praktik, por e vërteta është se unë nuk kam ra pre e ndikimit të tij asnjëherë sepse unë në bazë të legjislacionit në fuqi, nuk i përgjigjem atij’, ka deklaruar Krasniqi në raportin që i ka dorëzuar Departamentit për Patentë shofer.

Për Insajderin, Vahid Krasniqi ka thënë se në fund të muajit mars, për herë të parë, i është caktuar regjioni i Prishtinës për të zhvilluar punën e tij si pyetës i drejtimit.

Gjatë ushtrimit të detyrës së tij në Prishtinë, me datë 31.03.2021, në mëngjes ka marrë listën e kandidatëve që do të hyjnë në testim praktik ku në këtë listë ishte edhe emri i  Linda Gërxhaliut.

Pas hyrjes në testim, kandidatja në fjal ka rënë nga provimi praktik në poligon dhe nuk ka mundur të vazhdoj më tutje.

Pas kësaj, instruktori i Auto shkollës “Urban”, Arben Gashi i ka kërkuar ekzaminierit Vahid Krasniqi që ta fus në listë të nesërmen kandidaten dhe ta kaloj “përndryshe do të bëjmë ankesë ndaj teje”.

“Të nesërmen me datë 01.01.2021 Instruktori i Auto shkollës “Urban” Arben Gashi gjatë kohës sa isha duke bërë testimin e kandidatëve në poligon, ka ardh tek unë dhe më është drejtuar më fjalët ‘ Duhet patjetër ta fusësh në listë dhe ta testosh edhe një herë sot, kandidaten Linda Gërxhaliu, të cilën e ke dështu në provim dje, në të kundërtën do të bëjmë ankesë ndaj teje’”, deklaron Vahid Krasniqi.

Pasi që ekzamineri, Krasniqi nuk e ka future në listë kandidaten, pas dy ditësh, ndaj tij është lëshuar një ankesë nga kandidatja për “ngacmim seksual”.

Në deklaratën e saj thuhet se ekzaminieri i ka kërkuar SnapChatin.

“Më rrëzoi pa arsye dhe ma lypi snapchatin dhe me thirri me pi kafe”, shkruan në ankesën e kandidates Linda Gërxhaliu.

Lidhur më këtë ankesë, Krasniqi thotë se kjo ankesë është totalisht e pa bazë dhe është bërë me qëllim që të ushtrohet presion mbi të nga ana e Flamur Gashit dhe Arben Gashit.

Kjo çështje ka shkuar edhe në zyrën e zv-ministrit të Infrastrukturës Hysen Durmishi dhe sekretarit, Izedin Bytyqi.

Gazeta Insjderi ka kërkuar një sqarim lidhur me rastin nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të cilët në përgjigjen e tyre kanë konfirmuar rastin duke thënë se është zhvilluar procedurë Brenda Ministrisë, duke mos dhënë detaje.

“Për rastin që ju interesoheni, kemi pranuar ankesë dhe e njëjta është shqyrtuar dhe i është kthyer përgjigje sipas legjislacionit në fuqi. E njëjta i është nënshtruar riprovimit në afat optimal, ku janë marrë edhe veprime sipas situatës së paraqitur në ankesë, ku për të njëjtin rast dhe sipas këtyre deklaratave është zhvilluar procedurë Brenda Ministrisë” thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka shkuar edhe raporti nga Flamur Gashi i cili në atë kohë ishte Udhëheqës i Divizionit për Patentë Shofer.

Në deklaratën e tij, Gashi i ka quajtur afera korruptive ndërmjet ekzaminierit, Vahid Krasniqi, Besim Tahiri ish- Udhëheqës i Divizionit për Pyetës dhe Burim Deliut ish u.d I Drejtorit të Departamentit për Patentë Shofer.

“Sa i përket raportit informues të datës 19.04.2021 nuk është asgjë e vërtetë çka është paraqit ne këtë shkresë dhe e njejta është me qëllim që të tërheq vëmendjen nga aferat korruptive ndërmjet Vahid Krasiqit, Besim Tahiri dhe Burim Deliut pasi që të njëtit e mbajnë përgjegjësi pasi që i njejti akoma është duke punuar në Kontratë mbi Vepër me qëllim të funksionimit si grup kriminal”, thuhet në raportin e Flamur Gashit.

Lidhur me kandidaten, Linda Gërxhaliu, Gazeta Insjder nga burimet e veta ka mësuar se ka kalur testin praktik pa respektuar afatet kohore që janë të përcaktuara sipas Udhëzuesit për Patentë Shofer.

Po ashtu Insajderi mëson se Flamur Gashi i ka bërë presion asistentes administrative që ta fut në listë kandidaten pa rend dhe pastaj ka kaluar provimin që kishte dështuar herën e parë qysh në start.

Kujtojmë se në muajin korrik të këtij viti pronari i auto shkollës “Urban” Arben Gashi ku ishte e regjistruar kandidatja Linda Gërxhaliu, është arrestuar nga Policia e Kosovës i cili dyshimet për kryerjen e veprave penale si “Pranim i ryshfetit në sektorin privat neni 309”, “Dhënie ryshfeti neni 421” dhe “Ndihma në kryerjen e veprës penale Marrje e ryshfetit”./Gazeta Insajderi/

Foto e Flamur Gashit me Arben Gashin
Deshmi se si kandidatja Linga Gëxhaliu ka deshtuar ne testim ne poligon

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img