Gazeta Insajderi ka mësuar se Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan i ka kërkuar katër drejtori dhe postin e kryesuesit, partisë në pushtet, Vetëvendosjes dhe kryetarit Alban Hysenit.
Leonora Bunjaku, asambliste nga PDK në Gjilan, ka thënë për Gazetën Insajderi se fillimisht kanë kërkuar 5 drejtori dhe postin e kryesuesit ose nënkryetarit.
Por, me tej ajo thotë se kanë bërë një kompromis dhe kanë kërkuar 4 drejtori dhe postin e kryesuesit, por ende nuk kanë marrë përgjigje nga Vetëvendosje.
“Akoma jemi në bisedime. Nuk kemi marr ende ndonjë vendim. Fillimisht ata kanë ofruar 3 drejtori, ne kemi kërku 4 drejtori dhe postin e kryesuesit ose nënkryetarit. Në ndërkohë kemi bërë kompromis brenda partisë për 4 ministri dhe postin e kryesuesit. Ne ja kemi dërgu këtë kërkesë dhe presim nga ata”
E pyetur për cilat drejtori kanë kërkuar, Bunjaku thotë se nuk janë cekru emrat e drejtorive por megjithatë kërkojnë drejtori që janë të rëndësishme.
Seanca e radhës është caktuar me 8 janar.