Institucioni më i lart i futbollit në Evropë, UEFA nuk do të lejoj asnjë flamur ‘Kuq e zi’ në stadium në ndeshjen Bullgari-Kosovë.
Sipas burimeve të Indeksonline, UEFA e sheh si çështje politike dhe nuk do të lejoj asnjë tifoz që të hyj në stadium me flamurin ‘Kuq e zi’ të Shqipërisë.
Siguria në Sofje pritet të jetë madhe në stadium.
Vlen të kujtojmë që në ndeshjen e fundit mes Malit të Zi dhe Kosovës për shkak të presionit politik dhe kërcënimeve nga Beogradi, trajneri dhe dy lojtar me origjinë serbe refuzuan të paraqiteshin kundër Kosovës.