Talenti perspektiv kosovar, Arian Kabashi i është ofruar përfaqësueses së Kosovës. 19 vjeçari nga Gurrakoci i Istogut ka shprehur haptazi dëshirën për të luajtur me Kosovën edhepse më parë ishte futbollist i grupmoshave të Suedisë.
Kabashi para pak ditësh është inkuadruar në skuadrën e parë të Elfsborgut në Suedi që bën pjesë në Superligën e futbollit suedez. Ai ka nënshkruar kontratë profesionale me Elfsborg duke u llogaritur si një nga talentët më perspektivë në Suedi.
Në një intervistë për Indeksonline, babai i Arianit, Negji Kabashi ka thënë se dëshira dhe vullneti i Arianit është fanela e Kosovës.
Arian Kabashi muaj më parë i shënoi gol Real Madridit në një ndeshje të Ligës së Kampionëve për të rinjë ndërsa pozicioni i tij është sulmues tipik dhe sulmues i krahut./Indeksonline/

