Site icon PrishtinaPress

Ekskluzive: Shkarkimi i drejtorit të PDK-së në Komunën e Prishtinës, ishte paraparë të ndodh disa ditë më parë

Kryetari Përparim Rama, sot mori vendimin për shkarkimin e Drejtorit të Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, i cili vinte nga Partia Demokratike e Kosovës.

Arsyeja e shkarkimit sipas Ramës është mosmenaxhimi i mbeturinave, i cili ka thënë se është gjendje alarmante, njofton PrishtinaPress.

Por, lë të kuptoj se ky shkarkim ishte i paraparë disa ditë më herët sipas burimeve të PrishtinaPress.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu ka disa ditë që ka heshtur edhe në profilin zyrtar të tij ku njoftonte publikun rregullisht për aktivitetet e drejtorisë.

Poashtu edhe faqja zyrtare e Drejtorisë së Shërbimeve Publike nuk ka postuar që nga 20 janari.

Ditëve në vijim pritet të ndodhin ndryshime në kuvendin komunal të Prishtinës.

/PrishtinaPress/

Exit mobile version