Site icon PrishtinaPress

Ekskluzive: Sami Lushtaku nuk do të mund të garoj në zgjedhjet lokale

Sami Lushtaku nuk do të mund të garoj për të parin e Skenderajit në zgjedhjet e 17 tetorit, mëson Indeksonline.

Kjo pasi Supremja sot ia ka vërtetuar dënimin për arrati nga burgu. Ai ishte dënuar me para.

Sipas burimeve të Indeksonline, edhe nëse KQZ e certifikon Lushtakun, Gjykata Kushtetuese do ta rrëzoj dhe nuk do ta lejoj.

Gjykata Kushtetuese do të ja pamundësoj Lushtakut për të garuar, kjo sipas një neni që ekziston, i cili thotë se kush është i dënuar në tre vitet e fundit me vendim te formës së prerë, nga dita e mbajtjes së zgjedhjeve ka pengesë juridike për të kandiduar qoftë në nivel qendror apo komunal.

Sami Lushtaku për kundër-kandidat e ka Bekim Jasharin, kryetarin aktual të Skenderajt.

Lushtaku ishte shpallur fajtor për arratisjen e 21 gushtit dhe 22 shtatorit të vitit 2015 nga Burgu i Dubravës.

Ai  gjatë kohës asaj kohe po mbante dënimin për krime lufte në rastin “Drenica”.

Gjykata e Prishtinës e kishte dënuar me 12 mijë euro gjobë në prill të vitit të kaluar Lushtakun për arrati. Këtë dënim e kishte vërtetuar edhe Gjykata e Apelit, kurse sot ia ka vërtetuar edhe Supremja.

Exit mobile version