Site icon PrishtinaPress

Ekskluzive: Personat që sulmuan policët në Ferizaj transferohen në burgun e Mitrovicës

Të enjten mbrëma në qytetin e Ferizajt ka ndodhur një rrahje e rëndë, ku dy persona janë përfshirë në një konflikt fizik me dy policë, për shkak se ata ishin ndaluar për mos-mbajtje të maskave kundër koronavirusit COVID-19.

Pas përleshjes fizike ku iu kanë shkaktuar lëndime fizike policëve, të dyshuarit janë arrestuar nga policia, ku më pas me vendim të Gjykatës Themelore në Ferizaj iu është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj.

Veriu.info mëson se sot para pak minutash dy personat e paraburgosur E.E. dhe E.G. janë transferuar nga Qendra e Paraburgimit e Gjilanit për në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicën e veriut, ku do të qendrojnë deri në një vendim tjetër të gjykatës.

Sipas burimeve të sigurta të Veriu.info këtë vendim e ka marrë Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, pa dhënë një sqarim apo arsye.

Veriu.info ka tentuar të kontaktoj me Drejtorin Thaçi, por për momentin kontakti ka qenë i pamundur.

Ndryshe, në vendimin e Gjykatës thuhet se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./Veriu.info

Exit mobile version