Nismës Socialdemokrate nga nesër pritet t’i bashkohen dy deputetë. Burime të Indeksonline brenda partisë së Fatmir Limajt bëjnë më dije se nesër në mëngjes Grupit Parlamentar të Nismës pritet t’i bashkohen dy deputetë.
Kësisoj, Nisma nga gjashtë deputetë sa ka aktualisht do të numëroj tetë përfaqësues të popullit.
Nisma ditë më parë ka mbajtur Kuvendin e Dytë të Punës. Kjo parti përveç postit të zëvendëskryeministrit udhëheq me tri ministri në Qeverinë e Kosovës.