-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ky është propozimi që deputetët e LDK’së ia kanë bërë Mustafës për Demarkacionin

Deputetët ‘rebelë’ të LDK’së, që kundërshtojnë Demarkacionin, kanë propozuar tek Kryeministri Isa Mustafa një zgjidhje që do t’i bindte ata ta votonin këtë marrëveshje ndërkombëtare dhe do të shpëtonte Qeverinë Mustafa nga shpërbërja e saj. 

Rreth 15 deputetë të LDK’së, në mesin e tyre edhe ata që publikisht kanë kundërshtuar marrëveshjen e Brukselit për shënjimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi, përmes një letre të drejtuar kryeministrit Isa Mustafa, i kanë propozuar atij që para se ta procedojë në Kuvend marrëveshjen për Demarkacionin, t’i shtohet asaj një nen i ri.

Në letrën e tyre, përmbajtën e së cilës e ka siguruar Gazeta Express, deputetët propozojnë që drafti për demarkacion që shkon në Kuvend, të përmbajë edhe një pikë të nenit që obligon Qeverinë e Kosovës që pas dy viteve ta rishqyrtojë një pjesë të vijës kufitare me Malin e Zi.

Kulla e Zhlepit dhe Çakorri janë zonat kufitare që këta deputetë duan të rishqyrtohen, pasi pretendohet se në këtë pjesë Kosova ka humbur disa hektarë tokë, që kanë kaluar në pronësi të Malit të Zi, shkruan Gazeta Express.

Deputetët, tutje i kanë sqaruar kryeministrit Mustafa se kësisoj ata do ta votonin Demarkacion, procedimi i të cilit është paralajmëruar të ndodhë javën e ardhshme. Kjo sipas tyre do ta shpëtonte koalicion me PDK’në nga shpërbërja e tij, pas sinjaleve të këtyre të fundit se në rast se LDK’ja nuk siguron votat për votimin e kësaj marrëveshje, atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Gazeta Express ka provuar të enjten që të marrë konfirmim për letrën në fjalë nga deputetët të cilët e kanë nisur atë, por asnjeri prej tyre nuk ka pranuar të komentojë. E as nuk e kanë mohuar se kanë ofruar ndonjë zgjidhje.

Këtë kërkesë të cilën e mbështeten 15 deputetë të LDK’së e ka konfirmuar për gazetën Express nënkryetari i parë i LDK’së, Lutfi Haziri, i cili po ashtu heq dilemat se një propozim i tillë ka ardhur për t’i evidentuar zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Kryeministri Mustafa vazhdimisht ka takime me deputetët e tij. Një kërkesë e tillë ekziston. Ne po mundohemi që i evitojmë zgjedhjet e jashtëzakonshme. Diskutimet e tilla janë normale për kryeministrin, por edhe për deputetët”, konfirmoni kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Gazeta Express, po ashtu, ka provuar të enjten që të marrë komente për letrën në fjalë nga deputetët të cilët e kanë nisur atë, por asnjeri prej tyre nuk ka pranuar të komunikojë rreth saj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img