Ekskluzive: Krimet Ekonomike fillojnë hetimet për skandalet e Bedri Istrefit me kompaninë nga Shqipëria në Telekom

44
Advertisement

Njësitë e Krimeve Ekonomike kanë zbarkuar në Telekomin e Kosovës.

Advertisement

Ata kanë nisur hetimet për ish-shefin ekzekutiv të Telekomit, Bedri Istrefin, i cili kishte lidhur një kontrate që i jepte 60 për qind të fitimit nga shitja e shërbimeve të internetit dhe televizionit kabllor një kompanie private.

Istrefi po dyshohet se në këtë mënyrë ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke favorizuar kompaninë “Advan Tech” nga Shqipëria me pronarë Olti Bushi, e regjistruar në Kosovë në fund të vitit 2018 me pronarë dhe drejtor Bashkim Hajrën.

Policia e Krimeve Ekonomike i ka kërkuar zyrtarisht Telekomit të dhënat rreth kësaj kontrate, me theks të veçantë Anexin 6, ku bëhet fjalë për dëmtim të qëllimshëm të pasurisë publike dhe në dobi të përfituesit të një subjekti tjetër.

Gazeta inFokus ka mësuar se Telekomi i Kosovës fillimisht në vitin 2019 kishte nënshkruar kontratën me këtë kompani, e cila do të ofronte shërbime përmes platformës IPTV dhe IPTV-OTT ku Telekomi do të përfitonte 55 për qind të të hyrave ndërsa Advan Tech do të merrte 45 për qind.

Mirëpo vetëm 3 muaj më vonë Istrefi e nënshkruan edhe Anexin 6 të kësaj kontratë e cila e dërgon në humbje Telekomin e përfitues e bën kompaninë private në fjalë.

Anexi 6 i kësaj marrëveshje për të cilin edhe po hetohet Istrefi thotë se tani 40 për qind përfiton Telekomi ndërsa 60 për qind “Avdan Tech”, duke nënshkruar kështu qëllimisht në dobi të kompanisë e duke dëmtuar rëndë Telekomin, siç thuhet në këtë Aneks të cilin e ka siguruar Gazeta inFokus.

Pra, Telekomi që në start i humb 15 për qind të të hyrave, ku dëmtimi është i qëllimshëm dhe në dobi të kompanisë Advan Tech.

Ish-kreu i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi ka thënë se kjo kontratë u nënshkrua me vendim të bordit, menaxhmentit e me rekomandim të komisionit. Kjo sipas tij ishte e vetmja që i plotësonte filtrat.

“Unë nuk kam lidhje me këtë kompani unë atë kompani nuk e njoh, është në Shqipëri, çka do që të keni pyetje merrni përgjigje nga Telekomi pasi unë pjesë e Telekomit nuk jam më edhe çfarë pyetje të keni mund të merrni përgjigje nga Telekomi në lidhje me kontratën. Ajo kontratë është  nënshkruar me vendim të bordit, të menaxhmentit me rekomandim të komisionit, është e vetmja kontratë që i ka plotësuar filtrat ligjor”, ka thënë Istrefi.

Ndërsa për kontratën përfituese, që ishte kompania “Advan Tech”, Gazeta inFokus ka kontaktuar edhe me pronarin e saj.

Olti Bushi ka thënë për inFokus se sa i përket 60 për përqindëshit të fitimit për këtë kompani, kjo ishte e duhur për Telekomin e Kosovës.

“Kjo kontratë ka qenë thjesht në letër nuk është vepruar në atë aspekt të saj por nuk është vetëm kjo si të thuash, ky është vetëm një aspekt i kontratës dhe pjesa tjetër është krejtësisht ndryshe. Vendimi për kalimin e 60% në përftim të kompanisë, ky ka qenë vlerësimi që e ka bërë Telekomi, e ka pa kështu të arsyeshme Telekomi”, ka thënë pronari i kompanisë “Advan Tech”.

E në lidhje me këtë ka reaguar edhe Federata Sindikale e Pavarur e PTK-së.

Ata akuzojnë Istrefin për dëme të shkaktuara ndaj Telekomit dhe humbje të fitimit nga kjo marrëveshje.

“Nga ana tjetër ish-menaxhmenti në fund të vitit 2018 dhe në fillim të vitit 2019 ka nënshkruar një marrëveshje për rrjetin e telefonisë fikse (Internet, IPTV etj.) me kompaninë Advan tech, ku kjo kontratë parasheh që të gjithë klientët ekzistues dhe të ri t’i kalohen kësaj kompanie dhe ndarja e përfitimit të jetë 60% ne favor te kësaj kompanie ndërsa 40% të Telekomit, prej kësaj përqindje modeste DUHET t’i paguaj të gjitha obligimet ndaj tatimeve të shtetit dhe si rezultate i kësaj në fund bie që Telekomi për secilin klient nuk do të këtë profit po vetëm humbje”, thuhet në reagimin e FSPP-së.

 

PostAdssFotoja e reklamës