1.6 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Ekskluzive: Këto janë thirrjet xhihadiste që e prangosën Rakip Abdylin nga Opoja (VIDEO)

Sot në orët e hershme të mëngjesit Polica e Kosovës ka arrestuar në Pejë Rakip Abdylin nga Opoja e Dragashit i cili nëpërmjet një audioje të publikuar në kanalin youtube ka bërë thirrje eksplicite për sulme terroriste ndaj liderëve, qeverisë dhe për instalim të Sheriatit në Kosovë. Gazeta Express ka siguruar incizimin që çoi në prangosjen e opojanit të radikalizuar. Arrestimi ka ndodhur në prag të festës së Pashkëve kur Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë.

Policia e Kosovës ka arrestuar të premten në Pejë Rakip Abdylin nga Opoja e Dragashit për dyshimet se ka bërë thirrje për sulme terroriste në vend, gjatë kremtes së festës krishterë, të Pashkëve.

Gazeta Express ka siguruar një video kërcënuese të Abdylit, e njohur si Nasheed – “muzikë arabe pa instrumente që thërret për mbrojtje të atdheut” – të cilën vetë i arrestuari e ka publikuar në një kanal në Youtube, dy javë më parë.

“Në Token e Shqiponjave do të vije Hilafeti”, është titulli i kësaj “kënge” me të cilën bëhet thirrje për t’u vrarë me kallashnikovë e me sulme kamikazë ata që po udhëheqin vendin pa ligjet e Sheriatit që sipas tij po bëhen “më katolikë se Papa”.

“Kapni armët dhe sulmoni Qeveri dhe Ambasada, vendin ta çlironi nga udhëheqësit më katolikë se Papa”, thonë vargjet e kësaj kënge selafi që këndon opojani Rakip Abdyli.

“Ngituni vllazni ngituni o musliman, bëni xhihad shpëtojeni këtë vatan, se vetëm me sheriat këtë vend e ndërtojmë, të bëjmë xhihad vatanin ta shpëtojmë. Bëni sulme vetjake apo edhe në grupe, e dhelprave dinake frikën me ua fut. Sulme istishhadi apo me kallashnikovë nga rruga selefie ti mos u largo. Dridhjani tokën qafirave e vrisni tagutat, hapni rrugë të mirave, Shiriatit shijojani frutat. Bëhuni emir të vendit tuaj, mos e leni në errësirë nën udhëheqjen e huaj”, thotë kënga.

Rakip Abdyli u arrestua në orët e hershme të mëngjesit të premtes, për shkak të këtyre vargjeve.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=29&v=uYv4KzSZbdw

Arrestimi i Abdylit ka ndodhur pikërisht në kohën kur policia e Kosovës ka marrë masa për sigurinë në vendet që lidhet me festën e pashkëve.

Një natë më parë, ka qenë vetë Ambasada e SHBA’ve në Prishtinë që ka kërkuar nga shtetasit e saj në Kosovë të jenë vigjilent dhe të kujdesshëm në daljet e tyre, gjatë festës. E, Këshilli i Sigurisë të cilin e ka mbledhur dje Mustafa ka thënë se grupe nga jashtë kanë planifikuar sulme ndaj liderëve institucionalë duke përjashtuar që cak i tyre të jenë objektet fetare.

Drejtoria e Policisë në Prishtinë ka obliguar Stacionet në Prizren, Ferizaj dhe Gjilan që pjesëtarët e tyre të sigurojnë gjitha rrugët kryesore dhe ato dytësore që çojnë për në Maqedoni, duke i kontrolluar të gjithë ata që lëvizin në këto drejtime.

Po ashtu, pjesëtarë të Policisë, nga e ënjta janë duke ruajtur 24 orë të gjitha objektet Kishtare në Kosovë, duke e zgjatur punën e tyre deri në 12 orë në ditë për secilin punonjës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img