6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

EKSKLUZIVE: Kërkesa zyrtare për “Grupin e Deputeteve të Pavarur”. Emrat dhe shefi i grupit (Dokument)

Grupi i deputetëve të dorëhequr  nga Lëvizja Vetëvendosje,  tanimë edhe zyrtarisht është ndarë nga Grupi Parlamentarë i kësaj partie.

Ky grup  ka dorëzuar para pak minutash në administratën e Kuvendit të Kosovës,  kërkesën për grup të ri parlamentarë.

Në bazë të kërkesës së dorëzuar në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës e të cilën e posedon Gazeta Blic, të 12 deputetët e nëshkruar, kanë kërkuar që grupi parlamentar të quhet “Grupi i Deputetëve të Pavarur- GDP”.

Në dokumentin e siguruar  nga Gazeta Blic, e para në këtë listë është Aida Dërguti, deputetja më të cilën edhe filloi “zhurma” brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërsa kërkesa është drejtuar në emër të Dardan Sejdiut i cili është caktuar edhe si kryesues i Grupit të ri parlamentar, shkruan Gazeta Blic.

Më poshtë kërkesa dhe nënshkrimet:

Dokumenti 1: Kërkesa drejtuar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Dokumenti 2: Nënshkrimet e 12 deputetëve që do ta formojnë “Grupin e Deputetëve të Pavarur”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img