Ky refuzim dhe kjo vonesë vije, pasi kryeministri ishte komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila është cilësuar dhe ende vazhdon të cilësohet si “organizatë terroriste” sipas Aktit të Imigracionit dhe Kombësisë së SHBA-ve (INA).
E gjithë kjo ka ardhur pas kategorizimit të organizatave terroriste në tri grupe, duke e listuar UÇK-në në grupin e organizatave terroriste, Tier III, raporton lajmi.net.
Pra, kur një person bën kërkesë për vizë amerikane e që ka qenë pjesëtar i UÇK-së, i duhen 72 nënshkrime nga agjenci të ndryshme amerikane ku konfirmohet se personi nuk është terrorist dhe i lëshohet viza, mirëpo kjo kërkon kohë.
Ndërsa, në rastin e kryeministrit (rasti aktual i Haradinajt), duhet të veprojë Departamenti i Shtetit që viza t’i lëshohet brenda 3-6 e deri në 9 muaj.
Lajmi.net ka arritur të sigurojë një dokument të shpërndarë nga kompania ligjore amerikane Spentis Patton Boggs (US) LLP në emër të Qeverisë së Kosovës, gjatë kohës sa ishte Hashim Thaçi kryeministër, në Departamentin e Drejtësisë të SHBA, ku kërkohet që UÇK të largohet nga organizata ‘Tier III’.
Në këtë dokument thuhet se ligji i emigracionit në SHBA e trajton të padrejtësisht UÇK-në si organizatë terroriste, pasi një trajtim i tillë bie ndesh më mbështetjen e NATO-s dhe deklarimin e CIA-së së UÇK nuk kishte natyrë terroriste.
“Për më tepër, kjo shkakton vonesa të panevojshme në procesin e aplikimit për vizë për ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe ofendon një aleat të ngushtë. Për të adresuar këto çështje dhe për të bërë një karakterizim ofendues, të panevojshëm dhe të pabazuar të UÇK-së, Kongresi duhet të mbështesë legjislacionin për heqjen e UÇK-së nga trajtimi si organizatë terroriste ‘Tier III’ nën Aktin e Imigracionit dhe Kombësisë (“INA”)”, thuhet në dokument, raporton lajmi.net.
Dokumenti i plotë:
Largimi i Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nga trajtimi i padrejtë sipas Aktit të Imigracionit dhe Kombësisë (INA)
Një anomali në ligjin e emigracionit në SHBA ka rezultuar në trajtimin e padrejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si një organizatë terroriste në grupin ‘Tier III’. Ky trajtim bie ndesh me mbështetjen e NATO-s ndaj UÇK-së gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë dhe nga njoftimi i CIA-s mbi natyrën e UÇK-së.
Për më tepër, kjo shkakton vonesa të panevojshme në procesin e aplikimit për vizë për ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe ofendon një aleat të ngushtë. Për të adresuar këto çështje dhe për të bërë një karakterizim ofendues, të panevojshëm dhe të pabazuar të UÇK-së, Kongresi duhet të mbështesë legjislacionin për heqjen e UÇK-së nga trajtimi si organizatë terroriste ‘Tier III’ nën Aktin e Imigracionit dhe Kombësisë (“INA”), shkruan lajmi.net.
Historiku i grupit ‘Tier III’:
❖ INA përcakton kriteret e pranimit dhe përjashtimit për të gjithë shtetasit e huaj që vijnë në Shtetet e Bashkuara si emigrantë ose përkohësisht si jo-emigrantë dhe parashtron disa arsye të papranueshmërisë, duke përfshirë “sigurinë dhe bazat e ndërlidhura”, të cilat më tej vendosin papranueshmërinë lidhur me terrorizmin bazë. Në përgjithësi, çdo i huaj që është anëtar ose përfaqësues i një “organizate terroriste” konsiderohet i papranueshme në Shtetet e Bashkuara.
❖ Kaluar në vitin 2001, Akti i Kongresit të SHBA-së, ( i cili ka parasysh: Bashkimin dhe Fuqizimin e Amerikës duke ofruar mjete të përshtatshme për të kapur dhe penguar Terrorizmi e vitit 2001), ndryshoi INA-në për të krijuar një përkufizim tre-palësh të “organizatës terroriste”. Grupet I (Organizatat e Huaja Terroriste) dhe grupi i II (Lista e Përjashtimit Terrorist) i referohen organizatave që afirmativisht përcaktohen nga Qeveria e SHBA si “organizata terroriste” pas një shqyrtimi të plotë.
❖ Në anën tjetër, organizatat ‘Tier III’ konsiderohen “organizata terroriste të padeklaruara” sepse ato kualifikohen si organizata terroriste bazuar vetëm në aktivitetet e tyre, pa kaluar një proces formal të përcaktimit. Përcaktimi nëse një grup konsiderohet organizatë ‘Tier III’ është bërë rast pas rasti, përgjithësisht në lidhje me shqyrtimin e një kërkese të veçantë për një përfitim të imigracionit.
❖ INA përcakton një “organizatë terroriste” ‘Tier III’ si “një grup prej dy ose më shumë individësh, qoftë të organizuar apo jo, që angazhohen ose kanë një nëngrup që angazhohet” në aktivitetet e caktuara sipas INA-s siç janë “aktivitetet terroriste”. INA përkufizon gjerësisht “veprimtarinë terroriste” për të përfshirë çdo rezistencë të armatosur që konsiderohet e paligjshme nga një qeveri (pavarësisht se sa shtypëse mund të jetë qeveria). Nuk ka asnjë kërkesë që përdorimi i armëve t’i drejtohet civilëve për t’u konsideruar “aktivitet terrorist”, dhe nuk ekziston asnjë përjashtim për “luftëtarët e lirisë” të mbështetur nga qeveria e SHBA-së në përpjekjet e tyre të rezistencës.
❖ Në dhjetor të vitit 2007, Kongresi miratoi legjislacionin për të zgjeruar autoritetin e diskrecioni të Administratës dhe për të hequr dorë nga aplikimi i bazave të pranueshmërisë për terrorizëm (të dhënë fillimisht nëpërmjet Aktit ‘REAL ID’ në 2005) dhe për të siguruar lehtësim automatikisht për 10 organizata me emrin. Pas kësaj, sekretarët e Shtetit dhe Homeland Security bënë lëshime të kufizuara për anëtarët e disa organizatave – përfshirë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (“UÇK”) – rast pas rasti, por nuk i përjashtonin tërësisht ata nga trajtimi si ‘Tier III’ – si organizatë terroriste. Departamenti i Shtetit pohon se organizatat mund të hiqen nga trajtimi si organizata terroriste ‘Tier III’ vetëm me akt nga Kongresi.
❖ Që nga viti 2007, Kongresi ka vepruar dy herë për të hequr organizatat nga trajtimi i padrejtë si organizatat terroriste ‘Tier III’. Në vitin 2008, Kongresi miratoi legjislacionin për heqjen e Kongresit Afrikan Kombëtar nga trajtimi si një organizatë terroriste ‘Tier III’. Dhe në vitin 2014, Kongresi përfshiu në vitin fiskal 2015 “Carl Levin dhe Howard “Buck” McKeon” Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare dhe heqjen e Partisë Demokratike të Kurdistanit (“PZHK”) dhe Bashkimit Patriotik të Kurdistanit (“PUK”) nga trajtimi si organizata terroriste ‘Tier III’. Duhet të theksohet se, si anëtarët e UÇK-së, anëtarët e PZHK-së dhe PUK-ut mund të aplikonin paraprakisht për disa raste për tëhequr dorë nga aplikimi për vizë.
Pse Kongresi duhet të Veprojë për Heqjen e UÇK-së nga trajtimi si ‘Tier III’:
❖ Sigurimi i një dokumenti për të hequr dorë është proces i panevojshëm, i rëndë që shkakton vonesa për ish-anëtarët e UÇK-së – shumë prej të cilëve tani janë udhëheqës në Qeverinë e Kosovës – dhe u duhet marrja e vizave për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara për vizita zyrtare.
❖ Regjimi aktual i dokumentit të heqjes dorë nuk heqë UÇK-në nga të qenit në mënyrë efektive si një “organizatë terroriste” sipas ligjit të SHBA. Ky karakterizim është fyese ndaj njërit prej aleatëve tanë më të ngushtë në botë, të cilët ne luftuam së bashku me NATO-n për tu mbrojtur nga regjimi vrasës i Sllobodan Millosheviqit.
❖ Për më tepër, në një raport të Kongresit në janar të vitit 2000, CIA arriti në përfundimin se UÇK “nuk ishte përfshirë në aktivitete terroriste – të definuara si dhunë me paramendim të motivuar politikisht kundër jo-komandantëve”.
❖ UÇK-ja nuk ekziston më. Në fakt, ajo u shpërbë në shtator 1999 nëpërmjet një procesi të udhëhequr nga NATO dhe u shndërrua në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, një organizatë jo-ushtarake me detyra të mbrojtjes civile