4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Ekskluzive: Fatmir Humolli javën e ardhshme largohet nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes

Pas largimit të Haki Abazi, Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes mund të mbetet pa një tjetër deputet.

Deputeti i këtij Grupi Parlamentar, Fatmir Humolli ka thënë se javën tjetër do të dal me një vendim.

Humolli në një prononcim për IndeksOnline ka thënë se plani i tij është që të largohet nga Grupi Parlamentar, megjithatë ka thënë se vetëm një marrëveshje me Kurtin do të mund t’ia ndryshonte vendimin.

“Ashtu siç kam deklaruar se pasi qeveria t’i bëj dy vite unë do të largohem nga Grupi. Mendjen mund të ma ndryshoj vetëm nëse ka një marrëveshje, e cila duhet të jetë publike”, ka thënë Humolli.

Më tutje, ai ka thënë se nuk ka pasur përpjekje për me ndryshu diçka.

“S’kam kërku sepse duhet mu pa gatishmëria për ndryshim. Ata nuk kanë gatishmëri. Nuk kanë koncept politik, më shumë sillen si shoqëri civile se sa udhëheqës të shteti”, ka shtuar Humolli.

Më tutje, ai ka thënë se Qeveria nuk po realizon premtimet që ka dhënë.

“I vetmi ndryshim është ndërrimi i klasës politike, rrotacion politik që ka pas nevojë Kosova. Ai është realizuar, ndërsa pjesën tjetër nuk ka arrit me kthy shpresën e popullit“, ka shtuar deputeti Humolli.

Ditë më parë nga Grupi Parlamentar i VV-së është larguar deputeti Haki Abazi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img