Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur konkursin për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë.
Shpalljes së konkursit i ka paraprirë, dorëheqja e drejtorit të deritashëm, Samedin Mehmeti pas dhunimit të një 11-vjeçare në Prishtinë.
Në anën tjetër, burime të Indeksonline bëjnë se janë disa emra të mundshëm për të marrë drejtimin e Policisë së Kosovës.
“Fehmi Hoti, Arben Paçarizi, Fatos Makolli, Faton Pllana, Mentor Shabani dhe Afërdita Mikullovci”, janë emrat e mundshëm për drejtor ka bërë me dije ky burim.
Fehmi Hoti aktualisht është ushtrues i detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës.
Më poshtë fotografitë e kandidatëve potencial për drejtor të Policisë së Kosovës